1. Lajme
  2. GLOBI
  3. FBI paralajmëron klientët nga rreziqet kibernetike në vend-karikimet publike të celularëve (fotot)

FBI paralajmëron klientët nga rreziqet kibernetike në vend-karikimet publike të celularëve (fotot)

featured

Thithja e informacioneve nga portat publike USB në aeroporte, qendra tregtare e hotele mund t’i japin hakerave akses në informacione delikate.

Prandaj FBI ka publikuar një paralajmërim për të mos përdorur vend-karikimet publike, pasi ato mund të jenë qëllimisht të infektuara me viruse nga hakera për të vjedhur informacione personale.

Zyrtarët thonin se vend-karikimet publike mund të jenë mënyra e përkryer që hakerat të marrin akses në aparatet personale të personave.

“Aktorë dashakeqë kanë gjetur mënyrën për të përdorur portat publike USB për lëshimin e viruseve kibernetike dhe programeve monitoruese brenda aparateve” shkruante dje zyra e FBI në Denver, SHBA.

Praktika e njohur si “juice jacking” (thithje lëngu) është parë fillimisht në 2011 kur studiuesit treguan potencialin e hakerimit të këtyre pikave, shkruan rrjeti Washington Post .

Klientët këshillohen të mbajnë karikuesit e tyre me vete për t’i vënë në prizë, ndërsa një mjet me relativisht më shumë siguri janë karikuesit pa fill, shkruan The Guardian.

FBI dhe Zyra Federale e Komunikimeve SHBA kanë publikuar paralajmërime të ngjashme në vitin 2021.

Ndryshe, nëse dikush ka përdorur një vend-karikim publik USB, duhet të kontrollojë  për shenja të ndërhyrjeve të jashtme, siç mund të jetë shkarkimi i shpejtë i baterisë, nxehja e aparatit ose ndryshimi i parametrave në të.

Të pyetur për detaje mbi cështjen, zyrtarët thanë për rrjetin Axios se njoftimet ishin pjesë e kujtesave rutinë mbi problemin

Nuk është e qartë se deri ku arrin kjo praktikë por ekspertët kanë paralajmëruar se ka të bëjë me marrjen e kontrollit të plotë të aparatit celular të personit dhe të dhënave delikate si ato bankare, të cilat u shiten grupeve të tjera kriminale sipas profilit të tyre.