Çfarë po paralajmëron Olta Gixhari? “Ju premtoj që…”

featured

Olta Gixhari është një nga ish-banoret që ka spikatur më shumë këtë edicion të dytë të “BBV”. Edhe pse ishte një nga konkurrentet më të forta të shtëpisë dhe kandidate për të fituar, Olta hoqi dorë dhe e la përgjysmë rrugëtimin me dëshirën e saj, pasi nuk mund ta përballonte më mungesën dhe distancën me djalin e saj të vogël, Amarin.

Edhe pse Olta ka disa javë që është larguar nga “BBV2” ende është në qendër të vëmendjes në rrjete sociale dhe shumë prej ndjekësve të saj vazhdojnë ta mbështesin ndoshta edhe më shumë pas daljes së saj. Së fundmi pas shumë kërkesave të tyre Olta u ka bërë një premtim mbështetësve të saj në rrjete sociale, ku është shprehur se shumë shpejt do të bëj një video live për ta.

Prej daljes së saj Olta ka postuar në Instastory foto dhe video me familjen dhe sidomos me djalin e saj dhe një ndër to ishte dhe kjo e fundit. Olta ka postuar në Instastory disa momente teksa argëtohet me djalin e saj, duke thyer vezët me rastin e festës së Pashkëve e duke na treguar edhe më shumë se nuk është penduar aspak për vendimin e saj për tu larguar nga “BBV2” dhe për të qëndruar me djalin e saj.

Çfarë po paralajmëron Olta Gixhari? “Ju premtoj që…”
|