Publikohen xhirime të ralla nga viti 1998, artistët nga Shqipëria duke kënduar në mbështetje të luftës së Kosovës

featured

Shqiptarët e Shqipërisë kanë luajtur një rol tejet të madh dhe kontribues për shqiptarët e Kosovës në luftën e fundit (1997-1999).

Teksa mijëra prje shtëpive në Shqipëri u bënë nikoqire të refugjatëve, në atë kohë nuk munguan edhe organizime e manifestime të shumta të bëra në mbështetje të luftës në Kosovë.

Së fundmi, në kanalin YouTube të fotografit Rrustem Haradinaj – ‘Mulosmani’ janë publikuar disa video të rralla të vitit 1998.

Bëhet fjalë për interpretime të artistëve të ndryshëm shqiptarë, të cilët kanë kënduar atë kohë në mbështetje të luftës në Kosovë.

Arif Vladi, Kastriot Tusha, Ledina Çelo, Elsa Lila, Manjola Nallbani janë vetëm disa nga emrat që kishin performuar në atë kohë në këtë gala koncert.

Sigurisht që këngët e interpretuara kanë pasur karakter patriotik të dedikuara rrethanave të vështira të asaj kohe, në të cilat gjendej populli i Kosovës./telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=2XOS-sQT328

https://www.youtube.com/watch?v=9PSWTzy4JNc

https://www.youtube.com/watch?v=_mgBuj0AFH4

https://www.youtube.com/watch?v=a9hzz4eI_oY

https://www.youtube.com/watch?v=-2F_zmjuGmg

https://www.youtube.com/watch?v=YBWNEAXpL5c

Publikohen xhirime të ralla nga viti 1998, artistët nga Shqipëria duke kënduar në mbështetje të luftës së Kosovës
|