featured

Ministri Lloga propozoi dënimin e kryetares së Gjykatës në Kumanovë

Të dënohet kryetarja e Gjykatës së Kumanovës, ose edhe mua të më drejtohet në atë mënyrë, kërkoi ministri i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Krenar Lloga, transmeton Portalb.mk.

“Kërkova nga Këshilli Gjyqësor që të sanksionohet kryetarja e Gjykatës së Kumanovës, ose në të kundërtën edhe mua si ministër të më drejtohen me “shiptar””, deklaroi ministri Lloga.

Ai ka theksuar që në rast se gjendja në këtë rast nuk do të ndryshojë, në komunikimin e ardhshëm, zyrtarisht të përdoret kjo terminologji.

“Theksoj domosdoshmërinë e ndërmarrjes së reagimit më të mprehtë dhe masave të duhura për të përcaktuar përgjegjësinë dhe për të sanksionuar këtë lloj sjellje dhe për të inkurajuar gjuhën e urrejtjes në bazë kombëtare”, kërkoi Lloga.

Ministri Lloga propozoi dënimin e kryetares së Gjykatës në Kumanovë
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!