Sistemi “Qyteti i Sigurt” ka sjellë rënie prej 40 për qind të viktimave në trafik

featured
Press Online
27 Qershor 2026, 17:58

Vetëm pesë muaj pasi sistemi “Qyteti i Sigurt” u vu në funksion, numri i personave që kanë humbur jetën në aksidentet rrugore ka rënë me 40 për qind, bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Duke paraqitur raportin mbi punën e realizuar gjatë dy viteve të fundit, Toshkovski theksoi se në periudhën nga 2 shkurti deri më 22 qershor 2026 janë shënuar 33 viktima në komunikacion, ndërsa në të njëjtin interval të vitit të kaluar ky numër ishte 55.

Ai sqaroi gjithashtu se nga 2 shkurti, kur nisi zbatimi i sistemit, e deri më 22 qershor, përmes “Qytetit të Sigurt” janë konstatuar më shumë se 120 mijë shkelje të rregullave të trafikut. Sipas tij, mbi 95 për qind e këtyre rasteve lidhen me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.

Toshkovski u shpreh se “Qyteti i Sigurt” ishte një projekt për të cilin ishte folur prej vitesh, por që tashmë është realizuar. Ai theksoi se projekti ka përfshirë modernizimin e sistemit ekzistues në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe në korridoret 8 dhe 10, si edhe zgjerimin e tij në nivel kombëtar përmes teknologjive moderne të videombikëqyrjes dhe zbulimit automatik të shkeljeve në komunikacion.

Sipas tij, në përputhje me dinamikën e paraparë, deri në fund të vitit 2026 pritet që sistemi “Qyteti i Sigurt” të zbatohet plotësisht në të gjithë territorin e vendit. Ky shtrirje do të përfshijë qytetet më të mëdha dhe rrugët kryesore, me qëllim ndërtimin e një sistemi modern, efikas dhe parandalues për rritjen e sigurisë në komunikacion.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter