Deri më 10 shtator mund të aplikohet për çmimin shtetëror ”13 Nëntori”

featured
Press Online
27 Qershor 2026, 18:10

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë deri më 10 shtator për Çmimin Shtetëror “13 Nëntor”. Të drejtë aplikimi kanë edhe qytetarët e shteteve të tjera.

Çmimi shtetëror “13 Nëntori” është çmim që i ndahet personave fizik dhe juridik për kontributin në shkencë, shëndetësi, kulturë, arsim dhe fushat tjera në interes të qytetit të Shkupit, brenda dhe jashtë vendit.

Të drejtë aplikimi nuk kanë personat që kanë fituar këtë çmim në dhjetë vitet e fundit. Fituesit e Konkursit do të marrin diploma dhe mjete financiare.

Dokumentet e nevojshme për aplikim duhet të dorëzohen në objektin e qytetit të Shkupit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter