Kremlini: Franca nuk mund të ndërmjetësojë paqen në Ukrainë pasi është e përfshirë në konflikt

featured

Franca nuk mund të ndërmjetësonte paqen në Ukrainë, sepse ajo është “e përfshirë në mënyrë indirekte dhe direkte në këtë konflikt”, ka thënë Kremlini.

Zëdhënësi Dmitry Peskov shtoi se është ende e vështirë të imagjinohet ndonjë përpjekje ndërmjetësimi këtu”. 

Javën e kaluar, Emmanuel Macron i bëri thirrje homologut të tij kinez Xi Jinping që “ta kthejë Rusinë në vete dhe t’i kthejë të gjithë në tryezën e bisedimeve” për luftën në Ukrainë.

Udhëheqësi kinez bëri thirrje për bisedime paqeje, nuk dha asnjë tregues se Pekini do të përdorte “kartën” e tij si partneri diplomatik i Presidentit Vladimir Putin për të bërë presion për një zgjidhje.

Presidenti i Francës Macron po vizitonte Pekinin me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e cila tha se pret që Kina të promovojë një paqe të drejtë që respekton sovranitetin e Ukrainës.

Pas një takimi mes treshes, Von der Leyen tha se presidenti Xi shprehu gatishmërinë e tij për të folur me liderin ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa zoti Xi vazhdon të refuzojë të dënojë Rusinë për pushtimin e saj në shkurt të vitit 2022.

“Ishte interesante të dëgjoja se Presidenti Xi përsëriti gatishmërinë e tij për të folur” me Zelenskyy, tha ajo, duke shtuar se  Presidenti Xi tha se një bisedë mund të ndodhë kur “kushtet dhe koha janë të përshtatshme.”

Kryeministri kinez nuk përmendi një bisedë të mundshme me Zelenskyn në komentet e tij pas diskutimeve.


Top Channel

Kremlini: Franca nuk mund të ndërmjetësojë paqen në Ukrainë pasi është e përfshirë në konflikt