“Reali? Jo, po luftoj për të transferuar Mbappe te Chelsea”

featured
Press Online
16 Prill 2023, 16:09

Në një rrëfim për iberiken AS, Florent Malouda, ish-lojtari i Chelsea dhe kombëtares franceze, ka zbuluar një prapaskenë interesante në lidhje me Kylian Mbappe.

Po luftoj shumë për të ndihmuar në transferimin e Mbappe te Chelsea. Deri tani kam dështuar në përpjekjen time, por nuk dorëzohem.

Shpresoj ta shoh Kylian në Premier League, sepse është kampionati më i fortë në planet. Sot për sot, pak skuadra mund t’i japin atë që ai dëshiron.

Kylian është lider, ai është kapiteni i Francës. Sigurisht që dëshiron të ketë një rol si protagonist dhe si lider në klubin e tij të ardhshëm.

Por e pranoj, kjo mund t’i shkaktojë edhe probleme”, u shpreh Malouda, i cili fitoi Champions League gjatë aventurës me Chelsea.


Top Channel

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter