"Pupupu...", Xhensila reagon pas lajmeve për pritje të ëmbël

featured
Press Online
11 Prill 2023, 16:29

Xhensila ka qenë në vëmendje të mediave që prej mbrëmjes së djeshme duke u përfolur për një shtatzëni. Thashethemet nisën nga festa e 30-vjetorit të këngëtares, e cila festoi mes miqve dhe njerëzve të dashur.

Mirëpo në fotot nga ditëlindja Xhensila dukej me barkun e fryrë dhe kaq u desh të përflitej për pritje të ëmbël.

Megjithatë reagimi i Xhensilës nuk ka vonuar dhe sot ajo përpos ka postuar disa foto ku shihet me barkun e sheshtë, e ka mohuar lajmin edhe me një status ku shkruan: “Pupupu filluan prap”.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter