Artkand/ Eliza Hoxha: Në Kosovë mbizotëron abuzimi i lirisë së të shprehurit dhe gjykimi

featured
Press Online
11 Nëntor 2023, 17:50

Eliza Hoxha, këngëtarja, arkitektja, aktivistja dhe politikania e njohur, e ftuar në programin “Artkand” me Jetona Koçibellin, u shpreh se sot Kosova vuan nga mbizotërimi i abuzimit të lirisë së të shprehurit dhe gjykimi.

“Ajo që më brengos në kuptim shoqëror dhe publik është abuzimi i lirisë së të shprehurit dhe gjykimi, i cili bëhet pa ndonjë arsye dhe e ka ndikuar shoqërinë në përçarje dhe urrejtje të panevojshme. Abuzimi dihet nga fillon. Nuk ka përgjegjësi për fjalën publike të thënë. Dhe këtë duhet ta rimendojmë”, u shpreh ajo.

Eliza është prezente në skenën shqiptare në festivale si profesioniste që nga viti 2000 me këngën “Me Ritëm Do të Vallzoj”. Kështu e nisi udhëtimin e saj nëpër festivale dhe duke sjellë këngë dhe projekte të tjera për publikun shqiptar dhe në këtë mënyrë Eliza Hoxha ishte pjesë edhe e “Nota Fest”, “Festivalit të RTSH-së“, “Top Fest 6 dhe 8“.

Përveç arkitekturës si lektore, ajo jep kontributin e saj në aktivizëm dhe si politikane në Partinë Demokratike të Kosovës.


Top Channel

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter