Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Eisenkot arrin marrëveshje koalicioni me “Demokratët”, synon t’i japë fund qeverisjes së Netanyahut

Press Online26 Nëntor 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Partia “Yashar” e Gadi Eisenkot ka arritur një marrëveshje paraprake koalicioni me partinë “Demokratët” e Yair Golan, duke rritur mundësinë që ish-shefi i ushtrisë izraelite, të sigurojë mbështetjen e nevojshme për krijimin e qeverisë së re izraelite.

Të dyja partitë njoftuan sot arritjen e marrëveshjes, ndërsa sqaruan se detajet përfundimtare, janë ende duke u diskutuar përpara nënshkrimit të saj.

Partia “Demokratët” deklaroi për mediet izraelite, se marrëveshja hap rrugën për t’i dhënë fund qeverisjes së kryeministrit Benjamin Netanyahu.

“Ne i premtuam publikut se do ta zëvendësonim Netanyahun dhe do të mbronim demokracinë. Dhe pikërisht këtë do të bëjmë”, shkroi Golan në rrjetin social X.

Njoftimi erdhi vetëm pak orë, pasi dy partitë rifilluan negociatat për koalicionin, të cilat “Demokratët” i kishin pezulluar në shenjë proteste, për shkak të bisedimeve të Eisenkot me partinë “Likud” të Netanyahut.

Sipas raportimeve të medieve izraelite, marrëveshja parashikon që “Demokratët” të marrin, ndër të tjera, postin e ministrit të Sigurisë Kombëtare në qeverinë e ardhshme, detyrë që aktualisht mbahet nga Itamar Ben-Gvir. Ministri i ekstremit të djathtë e kritikoi ashpër këtë zhvillim.

Të martën u bë publike edhe marrëveshja e koalicionit mes partisë “Yashar” dhe partisë opozitare “Yisrael Beiteinu”.

Demokratët mbështesin bashkëpunimin me partitë arabe

Partia e Yair Golan mbështet krijimin e një qeverie të përbërë nga partitë aktuale të opozitës, me mbështetjen e partive arabe. Megjithatë, disa prej forcave të tjera opozitare, kanë rezerva për bashkëpunimin me këto parti.

Gadi Eisenkot u ngarkua nga presidenti izraelit Isaac Herzog për formimin e qeverisë, pasi zgjedhjet e tetorit nuk i dhanë shumicën as bllokut të tij dhe as atij të Benjamin Netanyahut.

Afati fillestar për formimin e qeverisë, është 6 dhjetori, por presidenti mund ta zgjasë atë edhe me 14 ditë.

Previous ArticleKos: Momenti më i mirë për të zgjedhur Ballkanin Perëndimor për investime, siguria juridike kusht themelor për zhvillimin ekonomik
Next Article Euro U-21, Shqipëria në grupin B me Spanjën, Italinë dhe Finlandën

Lajme të ngjashme

Meloni: Lufta në Ukrainë nuk duhet të zgjerohet në Mesdhe

26 Nëntor 2026 GLOBI

Operacion masiv në 12 vende të Evropës, arrestohen 21 persona për pastrim parash

26 Nëntor 2026 GLOBI

Magyar: Mundësitë për marrëveshje mbi buxhetin e BE-së janë pothuajse zero

26 Nëntor 2026 GLOBI

Banka e Anglisë ngre alarmin, hipotekat dhe energjia rëndojnë buxhetet e miliona familjeve

26 Nëntor 2026 GLOBI

Magyar: Mundësitë për marrëveshje mbi buxhetin e BE-së janë pothuajse zero

26 Nëntor 2026 GLOBI

Kina reagon ndaj tarifave të reja amerikane

26 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri tha se marrëveshja me fondacionin turk “T3”, të udhëhequr nga kompania…

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në konferencën “Sfidat e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.