Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Eisenkot arrin marrëveshje koalicioni me “Demokratët”, synon t’i japë fund qeverisjes së Netanyahut

26 Nëntor 2026

Kos: Momenti më i mirë për të zgjedhur Ballkanin Perëndimor për investime, siguria juridike kusht themelor për zhvillimin ekonomik

26 Nëntor 2026

Rama: Ballkani Perëndimor horizont i ri investimi, Shqipëria do marrë më shumë mbështetje nga Plani i ri i Rritjes

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kos: Momenti më i mirë për të zgjedhur Ballkanin Perëndimor për investime, siguria juridike kusht themelor për zhvillimin ekonomik

Press Online26 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos deklaroi sot se viti 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, nëse vendi vijon zbatimin e reformave, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës, reformës zgjedhore dhe mjedisit.

Gjatë ditës së dytë të Konferencës së Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, që po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, Kos u ndal te lidhja mes reformave të zgjerimit, rritjes ekonomike dhe mundësive që ofron rajoni për investitorët.

Ajo u shpreh se reformat e zgjerimit fuqizojnë rritjen ekonomike, dhe se Ballkani Perëndimor është qendror në strategjinë e Bashkimit Evropian për të ardhmen.

Ajo e cilësoi këtë periudhë si një mundësi të rëndësishme për investitorët, duke theksuar se zhvillimet në rajon po e bëjnë atë gjithnjë e më tërheqës.

“Ky moment është momenti më i mirë për të zgjedhur Ballkanin Perëndimor për investimet tuaja. Natyrisht, në të gjithë rajonin po ndodhin zhvillime të rëndësishme që e bëjnë atë gjithnjë e më tërheqës për investitorët”, deklaroi komisionerja.

Kos vuri në dukje se, për herë të parë që nga anëtarësimi i Kroacisë në BE, në vitin 2013, Unioni po përgatitet të mirëpresë anëtarë të rinj.

Sipas saj, dy vendet më të avancuara në këtë proces janë pikërisht nga Ballkani Perëndimor.

“Ne do të zgjerohemi deri në vitin 2030”, u shpreh ajo, duke shtuar se Mali i Zi është pranë përfundimit të negociatave dhe mund të nënshkruajë traktatin e anëtarësimit verën e ardhshme.

Sa i përket Shqipërisë, Kos tha se vendi mund të ndjekë të njëjtën rrugë si Mali i Zi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria mund të ndjekë të njëjtën rrugë. Viti 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë, nëse qeveria vijon të qëndrojë në rrugën e duhur për reformat, veçanërisht sa i përket shtetit të së drejtës, reformës zgjedhore dhe mjedisit”, deklaroi komisionerja.

Komisionerja u ndal edhe te Maqedonia e Veriut, duke theksuar nevojën për përshpejtimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes dhe përmirësimin e nivelit të përgatitjes për anëtarësim në BE.

Duke folur për ndikimin e reformave në ekonominë e rajonit, Kos theksoi se transparenca dhe lufta kundër korrupsionit janë të lidhura drejtpërdrejt me begatinë dhe prosperitetin ekonomik.

Ndërsa në Serbi, Lista Studentore ka fituar zgjedhjet me thirrjet e saj për transparencë, shtetin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

“Pikërisht këto janë reformat që kanë rëndësi në rajon, pasi kanë lidhje të drejtpërdrejta me begatinë dhe prosperitetin ekonomik”, u shpreh ajo.

Sipas komisioneres, mungesa e transparencës dhe korrupsioni kanë një kosto të drejtpërdrejtë për sipërmarrjet, të cilat humbasin kontrata përballë konkurrentëve me lidhje më të forta politike.

Ajo theksoi se pasojat i ndiejnë edhe të rinjtë.

Kos vijoi fjalën e saj duke theksuar rëndësinë e sigurisë juridike, si kusht themelor për zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve.

“Një ekonomi mund të lulëzojë vetëm kur ekziston siguria juridike. Ajo u jep investitorëve dhe sipërmarrësve besimin për të marrë vendime afatgjata, sepse e dinë që kontratat e tyre do të zbatohen siç duhet dhe se të drejtat e pronësisë do të mbrohen”, u shpreh komisionerja.

Duke iu referuar përvojës së vendeve që iu bashkuan më herët Bashkimit Evropian, Kos tha se zgjerimi ka nxitur orientimin e kapitalit privat drejt këtyre tregjeve dhe ka kontribuar në rritjen e standardeve të jetesës.

“Ne kemi parë vazhdimisht, gjatë valëve të mëparshme të zgjerimit të Bashkimit Evropian, se kapitali privat është orientuar drejt këtyre vendeve dhe se standardet e jetesës janë rritur në Spanjë, Poloni dhe në vendin tim, Slloveni”, deklaroi ajo.

“Të gjitha këto janë histori suksesi dhe përfitimet ekonomike të anëtarësimit në BE mbeten të qarta dhe të rëndësishme edhe sot”, shtoi Kos.

Duke iu referuar studimeve të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, komisionerja theksoi se anëtarësimi në BE mund të sjellë përfitime të konsiderueshme ekonomike për vendet kandidate.

“Studimet e fundit të FMN-së sugjerojnë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mund të sjellë një rritje të PBB-së deri në 47% në vendet kandidate, gjatë një periudhe 15-vjeçare. Rreth dy të tretat e këtyre përfitimeve do të vijnë nga rritja e tregtisë dhe e produktivitetit”, u shpreh ajo.

Në vijim, Kos nënvizoi se këto të dhëna përforcojnë argumentet ekonomike në favor të zgjerimit të BE-së, duke e cilësuar periudhën aktuale si një moment të përshtatshëm për investime në rajon.

“Pra, argumentet ekonomike në favor të zgjerimit janë të qarta. Për vendet e rajonit që po afrohen me anëtarësimin, vështirë se mund të ketë një moment më të mirë për të investuar në këto vende dhe në rajon sesa tani”, theksoi komisionerja.

Previous ArticleRama: Ballkani Perëndimor horizont i ri investimi, Shqipëria do marrë më shumë mbështetje nga Plani i ri i Rritjes
Next Article Eisenkot arrin marrëveshje koalicioni me “Demokratët”, synon t’i japë fund qeverisjes së Netanyahut

Lajme të ngjashme

Rama: Ballkani Perëndimor horizont i ri investimi, Shqipëria do marrë më shumë mbështetje nga Plani i ri i Rritjes

26 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Komisionerja Kos vlerëson përparimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë drejt BE-së

26 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Shqipëria turistike në fokus të medias kanadeze

26 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Hoxha: Integrimi ekonomik dhe investimet, çelësi i zhvillimit të rajonit

26 Nëntor 2026 SHQIPËRI

BE rikonfirmon perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor

26 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME
Lajmet e fundit

Eisenkot arrin marrëveshje koalicioni me “Demokratët”, synon t’i japë fund qeverisjes së Netanyahut

Press Online26 Nëntor 2026 GLOBI

Partia “Yashar” e Gadi Eisenkot ka arritur një marrëveshje paraprake koalicioni me…

Kos: Momenti më i mirë për të zgjedhur Ballkanin Perëndimor për investime, siguria juridike kusht themelor për zhvillimin ekonomik

Press Online26 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos deklaroi sot se viti 2027 mund…

Rama: Ballkani Perëndimor horizont i ri investimi, Shqipëria do marrë më shumë mbështetje nga Plani i ri i Rritjes

Press Online26 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ekonomia shqiptare është trefishuar gjatë dekadës së…

Meloni: Lufta në Ukrainë nuk duhet të zgjerohet në Mesdhe

Press Online26 Nëntor 2026 GLOBI

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë nuk duhet…

Operacion masiv në 12 vende të Evropës, arrestohen 21 persona për pastrim parash

Press Online26 Nëntor 2026 GLOBI

Autoritetet ligjzbatuese evropiane kanë arrestuar 21 persona pas më shumë se 300…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.