Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Interi refuzon ofertat e dy gjigantëve anglezë për yllin e skuadrës

23 Nëntor 2026

Eksperti i transferimeve flet për kalimin e mundshëm të Alexander-Arnold te Bayerni

23 Nëntor 2026

As Gary Neville s’ka më shpresë: Man Unitedi mund të bie në Championship

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Eksperti i transferimeve flet për kalimin e mundshëm të Alexander-Arnold te Bayerni

Press Online23 Nëntor 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Bayern Munichu nuk është i interesuar për transferimin e mbrojtësit të Real Madridit, Trent Alexander-Arnold, pavarësisht spekulimeve të fundit që e lidhnin anglezin me klubin gjerman.

28-vjeçari ka regjistruar 44 paraqitje me fanellën e “Los Blancos”, që prej transferimit nga Liverpooli verën e kaluar, por deri më tani nuk ka arritur ta përsërisë formën që kishte treguar në futbollin anglez.

Madje, Alexander-Arnold është vërshëllyer edhe nga tifozët e vet në ndeshjen e fundit, ku Real Madridi përmbysi rezultatin për të fituar 2-1 ndaj Celta Vigos.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Emile Heskey, kishte sugjeruar se Bayerni mund të ishte një destinacion i shkëlqyer për mbrojtësin anglez, ndonëse do të dëshironte ta shihte atë duke u rikthyer në Anfield.

Megjithatë, gazetari i njohur Christian Falk, duke raportuar për CFBayern Insider, ka mohuar interesimin e kampionit gjerman për shërbimet e tij.

“Nuk është e vërtetë që Bayern Munichu është i interesuar për mbrojtësin e krahut të Real Madridit, Trent Alexander-Arnold. Bayerni po kërkon një lojtar në këtë pozitë dhe emra si Givairo Read vazhdojnë të jenë në listën e tyre.

Vetëm duke parë profilin e Readit mund të kuptoni se klubi nuk po kërkon një futbollist si Alexander-Arnold. Gjithashtu, nuk jam i sigurt nëse Vincent Kompany do ta pëlqente profilin e anglezit, pasi ai nuk është një mbrojtës i djathtë tipik për Bayern Munichun.

Ai gjithashtu nuk është më futbollisti më i ri. Për të qenë të sinqertë, 28-vjeçari nuk e ka dëshmuar veten te Real Madridi. Duhet të kemi shumë respekt për futbollistët anglezë që provojnë veten në një shtet tjetër, por jo të gjithë arrijnë sukses pas largimit nga Britania e Madhe dhe jo çdo anglez është Harry Kane.

Prandaj, nuk mendoj se Alexander-Arnold do të jetë një opsion real për Bayernin gjatë verës”, ka deklaruar Falk.

Previous ArticleAs Gary Neville s’ka më shpresë: Man Unitedi mund të bie në Championship
Next Article Interi refuzon ofertat e dy gjigantëve anglezë për yllin e skuadrës

Lajme të ngjashme

Interi refuzon ofertat e dy gjigantëve anglezë për yllin e skuadrës

23 Nëntor 2026 SPORT

As Gary Neville s’ka më shpresë: Man Unitedi mund të bie në Championship

23 Nëntor 2026 SPORT

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në Ski Alpine në Austri

23 Nëntor 2026 SPORT

Ukaj dhe Hasanaj rrëmbejnë medalje të bronzta në Selanik

22 Nëntor 2026 SPORT

Qëndron, largohet apo pensionohet? Shtatë pyetje rreth të ardhmes së Xherdan Shaqirit

22 Nëntor 2026 SPORT

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

22 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Interi refuzon ofertat e dy gjigantëve anglezë për yllin e skuadrës

Press Online23 Nëntor 2026 SPORT

Interi ka refuzuar ofertat e Arsenalit dhe Newcastle Unitedit për sulmuesin e…

Eksperti i transferimeve flet për kalimin e mundshëm të Alexander-Arnold te Bayerni

Press Online23 Nëntor 2026 SPORT

Bayern Munichu nuk është i interesuar për transferimin e mbrojtësit të Real…

As Gary Neville s’ka më shpresë: Man Unitedi mund të bie në Championship

Press Online23 Nëntor 2026 SPORT

Gary Neville ka dhënë një vlerësim shumë kritik për repartin defensiv të…

Kim Kardashian shfaqet me pantallona të kuqe lateksi në Las Vegas, rikthen një krijim vintage të Dior

Press Online23 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Kim Kardashian ka publikuar fotografi të reja nga Las Vegas, ku ka…

Përfaqësuesja e Malit të Zi në Miss Universe e bëri shqiponjën dykrenare, ngriti plot reagime

Press Online23 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Përfaqësuesja e Malit të Zi në konkursin e bukurisë Miss Universe 2026,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.