Një çift bashkëshortësh nga Kumanova ka denoncuar në polici një rast të dyshuar mashtrimi, pasi një person, të cilit i kishin besuar ndërtimin e shtëpisë së re, dyshohet se i ka dëmtuar për 14 mijë euro.
Sipas denoncimit, burri 51-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 49-vjeçare kishin lidhur marrëveshje me personin me inicialet M.K. për rrënimin e shtëpisë së vjetër dhe ndërtimin e një objekti të ri.
Megjithatë, i dyshuari kishte rrënuar vetëm shtëpinë ekzistuese, pa nisur ndërtimin e së resë, ndërsa, sipas çiftit, kishte refuzuar t’ua kthente paratë.
Rasti është denoncuar më 9 nëntor, në orën 12:00, në SPB Kumanovë.


