Rrugëtimi i talenteve tanë në arenën ndërkombëtare vazhdon të shkëlqejë! Mesfushori i talentuar Lavdrim Kasami, i cili po dëshmon vlerat e tij në radhët e klubit turk Ümraniyespor, ka marrë ftesën zyrtare nga përzgjedhësi Dimitar Kapinkovski për t’iu bashkuar Përfaqësuesje U19 të Maqedonisë.
Në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Kampionatin Evropian 2027, Maqedonia do të jetë nikoqire e këtij turnezi madhështor që do të zhvillohet në Turnovë dhe Strumicë nga 9 deri më 17 nëntor 2026, të cilët do të kërkojnë maksimumin në përballjet e zjarrta ndaj Irlandës së Veriut, Sllovenisë dhe Maltës (më 11, 14 dhe 17 nëntor).
Për Kasamin, i cili spikat si një nga lojtarët që po ndërton karrierë jashtë vendit, ky grumbullim është fryti i punës së palodhur, sakrificës dhe ritmit të shkëlqyer të rritjes.
Kjo ftesë për Lavdrim Kasamin, përfaqëson një tjetër mundësi të vlefshme për të bërë hapa përpara, për të fituar përvojë ndërkombëtare dhe për të dëshmuar potencialin e tij në skenën evropiane. Një kapitull i ri në karrierën e një futbollisti të ri, që synon të vazhdojë të ecë përpara.


