Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, ka njoftuar se është realizuar pagesa e mbështetjes financiare për 5.716 bletarë, në vlerë të përgjithshme prej 156.676.536 denarësh.
Pagesat janë realizuar përmes Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në kuadër të masës 2.14, e cila parasheh mbështetje për familjet e regjistruara të bletëve që kanë dimëruar.
“E njohim punën dhe mundin që kërkon bletaria. Prandaj, mbështetja për bletarët mbetet një nga angazhimet tona”, ka theksuar Hoxha.
Ai ka shtuar se mbështetja financiare për bletarët është e rëndësishme për zhvillimin e kësaj veprimtarie dhe ruajtjen e prodhimit vendor.


