Pesë persona, përfshirë një të mitur 16-vjeçar, janë arrestuar gjatë kontrolleve policore të zhvilluara dje dhe sot në disa lokacione të Shkupit.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, të ndaluarit janë H.J. (33), M.J. (19) dhe N.U. (43), të gjithë nga Shkupi, një 16-vjeçar nga fshati Vizbeg dhe S.P. (38) nga komuna e Sarajit.
Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe substanca të dyshuara narkotike në formë pluhuri.
Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të pasojnë parashtresat përkatëse.


