Italiani Kimi Antonelli është shumë pranë fitimit të titullit të kampionit në Formula 1.
20-vjeçari i Mercedesit kryeson renditjen me 365 pikë, përpara bashkëngasësit të tij George Russell dhe pilotit të Ferrarit, Lewis Hamilton.
Antonelli mund ta sigurojë titullin në Çmimin e Madh të Meksikës, nëse përfundon garën të paktën në pozitën e nëntë.
Nëse ia del, ai do të bëhet kampioni më i ri në historinë e Formula 1, duke thyer rekordin e Sebastian Vettel, i cili e fitoi titullin e parë në moshën 23-vjeçare. |Klankosova.tv


