Për sot, kryeministri Edi Rama ka thirrur një mbledhje të zgjeruar të ministrave dhe drejtuesve politikë të Partisë Socialiste.
Një ditë më parë u mësua se Rama iu kërkoi ministrave që të nisin një proces largimi të drejtuesve të institucioneve në varësi të tyre, ndërsa qeveria po përballet me protestat në Tiranë.
Sipas burimeve të Top Channel, shefi i qeverisë i kontaktoi nga Budva, që të mbledhin drejtuesit e institucioneve në varësi dhe t’u kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme.
Gjithashtu mësohet se këtij urdhri i kanë shpëtuar arsimi, shëndetësia dhe policia.
Më parë, Rama paralajmëroi masa ndaj drejtuesve të administratës që nuk respektojnë afatet për t’u dhënë përgjigje qytetarëve dhe për zgjidhjen e problematikave të tyre.
Kur ti i vonon dhe del nga afati, ti duhet të marrësh koston tënde dhe këtë gjë ne do ta bëjmë me ligjin e Pasqyrës, ku do të përcaktojmë se çdo shkelje afati duhet të ketë përgjegjësin dhe përgjegjësi duhet të marrë koston.


