Moti në vendin tonë sot ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira dhe reshje të dobëta shiu, sidomos në orët e para të ditës.
Pas orëve të mëngjesit, vranësirat vijnë gradualisht duke u pakësuar.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët ishin të pranishme që në orët e para, në pjesën më të madhe të territorit. Pas mëngjesit, reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.
Era fryn nga veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Valezim i ulët në det, i forcës 1–2 ballë.


