Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Rregulla të reja për bankat për kreditë për qytetarët! Kreditë për banim do të duhet të shlyhen brenda 25 vitesh

Press Online2 Tetor 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Banka Popullore vendos rregulla të reja për bankat gjatë miratimit të kredive për qytetarët. Kështu, nga 1 dhjetori ulet niveli maksimal i borxhit, përkatësisht raporti ndërmjet këstit mujor dhe pagës së kredimarrësit ulet për 5 pikë përqindjeje. Ose, nga 50 për qind e pagës sa është aktualisht, kësti maksimal mujor për shlyerjen e kredive në denarë nuk do të guxojë të jetë më i lartë se 45 për qind e të ardhurave të tyre mujore. Për kreditë në valutë të huaj, ulet nga 45 në 40 për qind. Ulen edhe afatet për shlyerjen e kredive. Për kreditë për banim, nga 30 në maksimum 25 vjet.

“Me ndryshimet, vlera maksimale e treguesit DSTI ulet për 5 pikë përqindjeje – nga 50% në 45% për kreditë në denarë dhe nga 45% në 40% për kreditë me komponent valutor. DSTI tregon se sa pjesë e të ardhurave mujore mund të përdoret për shlyerjen e kredive. Për kreditë për blerjen e parë të banesës vetjake, kufijtë mbeten të pandryshuar – përkatësisht 50% dhe 45%. Në të njëjtën kohë, afati maksimal për shlyerjen e kredive për banim ulet nga 30 në 25 vjet, ndërsa për kreditë konsumatore hipotekare nga 20 në 15 vjet. Për kreditë për blerjen e parë të banesës vetjake, afati mbetet 30 vjet”, tha BPRM.

Qëllimi, sipas Bankës Popullore, është që në mënyrë parandaluese, në kushte të një sistemi bankar të shëndetshëm dhe stabil, të kufizohen rreziqet nga mbingarkesa e tepërt me borxhe e familjeve.

“Banka Popullore për herë të parë i vendosi këto masa makroprudenciale në korrik të vitit 2023, ndërsa vendosja e tyre u forcua më tej nga dhjetori i vitit 2025. Të dhënat e deritanishme tregojnë përmirësim të strukturës së kreditimit të ri, me ulje të kreditimit të familjeve me ngarkesë më të lartë borxhi. Prandaj, vendosja shtesë e masave ka karakter parandalues dhe është e orientuar drejt kufizimit në kohë të rreziqeve potenciale nga mbingarkesa e tepërt me borxhe, para se ato të materializohen”, tha BPRM.

Sipas bankës qendrore, ndryshimet miratohen në kushte të një sistemi bankar të shëndetshëm dhe stabil, pa praninë e rreziqeve sistemike, ndërsa cilësia e portofolit të kredive të personave fizikë vazhdon të përmirësohet. Aktiviteti kreditor ndaj personave fizikë vazhdon të rritet. Kështu, në gjysmën e parë të këtij viti, rritja vjetore e kredive për personat fizikë ka arritur në 12,2%, krahasuar me 11,2% në vitin 2025. Rritja më e lartë është vërejtur te kreditë për banim, prej 16,6%.

Previous ArticleKate Middleton zbulon sekretet e punëve të shtëpisë: Si Princi William ndihmon në përgatitjen e familjes
Next Article A mund të vonohet menopauza?! Ekspertët shpjegojnë çfarë është realisht e mundur…

Lajme të ngjashme

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Pas shumë vitesh bllokim, zgjidhet çështja e tokës për objektin e ri të BFI-së në Kala të Shkupit

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nisin punimet për ndërrimin e pllakave të dëmtuara në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Opozita kundërshton shfuqizimin e ligjit për koordinimin e shërbimeve të sigurisë

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

25 vjet kundër, por sot për Ahmetin federalizimi i Maqedonisë mund të jetë zgjidhje

19 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.