Gazetari i njohur, Drini Zeqo, ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ku ka folur për aventurën e tij të re si opinionist në programin e dashurisë, “Për’puthen”.
“Jam shumë i lumtur dhe shumë falënderues për këtë hapësirë që m’u dha, për këtë mundësi që m’u dha. Realisht rikthimi zyrtar si pjesë e Top Medias është një kënaqësi shumë e madhe për mua. Është një plotësim i një dëshire që më mungonte prej kohësh dhe tashmë është e plotësuar. Dhe mbi të gjitha jam shumë i lumtur që është një program kaq inkandeshent, me gjithë atë shkëlqimin dhe emocionet dhe ngavmimet e bukura që të rinjtë i kanë në natyrën e tyre. Siç tha edhe prezantuesja shumë e dashur e programit, Heidi, që jam shumë i lumtur që do të jem me të ‘do të martojmë njerëz’”, tha Zeqo.


