Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Hoti pas ndërprerjes së sëancës konstituive: Qëllimi është ikja nga përgjegjësia dhe problemet që i kanë krijuar

Press Online9 Shtator 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar subjektet në pushtet se po vonojnë proceset institucionale dhe se përmes veprimeve të tyre synojnë t’i shmangen përgjegjësisë për problemet që, sipas tij, i kanë krijuar në planin vendor dhe ndërkombëtar, raporton Ekonomia Online.

Hoti ka thënë se mënyra se si janë zhvilluar këto procese, njëjtë si vitin e kaluar, sipas tij, tregon se bëhet fjalë për një veprim të pritshëm dhe të qëllimshëm.

“Besoj është loja e tyre që ka qenë e pritshme, nuk ka shpjegim tjetër. Kështu si e kanë vonuar edhe vitin e kaluar edhe sivjet këto dy muaj e sa që u bë është e njëjta gjë, s’pritet gjë tjetër prej tyre”, tha ai.

Duke folur për propozimin e LDK-së, Hoti tha se partisë së tij i takon, në bazë të Kushtetutës, të bëjë propozimin, ndërsa mbështetja për nënkryetarët e Kuvendit është çështje e diskrecionit të subjekteve të tjera politike.

“Absolutisht, është propozimi ynë, na takon me Kushtetutë si propozim. Është diskrecion i partive të tjera që kanë të drejtë të kenë nënkryetar të Kuvendit që t’i mbështesim. Prandaj po thëm këtë. Kurrë asnjëherë s’kanë pasur qasje konsistente në sjelljet e tyre”, tha ai.

Hoti ka kritikuar gjithashtu, siç tha, qasjen ndaj zgjedhjeve dhe konsolidimit institucional të shtetit, duke pretenduar se vendimet janë marrë në funksion të interesave politike.

“Ngase po kështu zgjedhjet në datën që atyre po ju konvenon dhe mbi të gjitha kanë qenë gjithmonë kundër çdo konsolidimi të të shtetit të Kosovës, të rendit kushtetues, edhe të problemeve me të cilat tash i kanë krijuar dhe tentojnë të largohen nga ato probleme, të ikin nga ato probleme”, tha Hoti.

Sipas tij, çështja kryesore është shmangia e përgjegjësisë për problemet që, sipas tij, janë krijuar nga marrëveshjet e dialogut dhe në raportet ndërkombëtare të Kosovës.

“Ngase po kështu zgjedhjet në datën që atyre po ju konvenon dhe mbi të gjitha kanë qenë gjithmonë kundër çdo konsolidimi të të shtetit të Kosovës, të rendit kushtetues, edhe të problemeve me të cilat tash i kanë krijuar dhe tentojnë të largohen nga ato probleme, të ikin nga ato probleme. Kryesorja që është, për mendimin tim, është ikja nga përgjegjësia edhe edhe problemet që që i kanë lënë me marrëveshjen e Brukselit, me aneksin në në Ohër, edhe me problemet që thashë më herët që i kanë bërë në në arenën ndërkombëtare, me partneritetin e Kosovës edhe me problemet vendore që i kemi çdo ditë me të cilat po ballafaqohemi”, tha ai.

Previous ArticleÇmimi i energjisë elektrike do të mbetet i njëjtë ose do të lirohet, tha Mickoski
Next Article Drini Zeqo: “Rikthimi në Top Media, plotësim i një dëshire që më mungonte prej kohësh!”

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.