Përfaqësuesit specialë të SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner mbwrritwn në Moskë për bisedime mbi luftën në Ukrainë. Një autokolonë, që transportonte negociatorwt Stiv Witkoff dhe Jared Kushner u largua nga aeroporti qeveritar i Moskës dhe u nis drejt qytetit.
Më herët gjatë një deklarate në Zyrën Ovale Presidenti amerikan Trump tha se negociatorët do të përpiqen të gjejnë një rrugë për t’i dhënë fund luftës.
“Dërgova Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dy negociatorë të shkëlqyer, ata kanë bërë një punë të shkëlqyer. Dhe i dërguam për të parë nëse mund të arrijmë diçka apo jo. Dhe mund të ketë një shans të mire. Ne kemi një ide për paqen. Dëgjoni, unë kam zgjidhur tetë luftëra. Shumica e tyre supozohej të ishin, sipas mendimit tim, më të vështira se Rusia, Ukraina”, tha Trump.
Sipas presidentit amerikan, ekziston mundësia që kjo përpjekje të sjellë rezultate. Megjithatë, Trump nuk dha detaje mbi propozimin e ri të SHBA-së dhe nuk bëri të qartë se cilat do të ishin konkretisht hapat e ardhshëm.
Me herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Ëitkoff dhe Kushner pritet të udhëtojnë fillimisht drejt Moskës dhe më pas drejt Ukrainës të dielën.
Të dy negociatorët kanë planifikuar të takohen me palën ruse në Moskë, ndërsa një vizitë në Kiev është gjithashtu në diskutim.


