Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Putini i quan masat gjermane një “gabim të rëndë”

Press Online2 Shtator 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Qeveria gjermane bën Rusinë përgjegjëse për tentativën për sulm me dron në aeroportin Leipzig/Halle dhe ka paralajmëruar masa ndëshkuese. Presidenti rus Vladimir Putin e quajti këtë një “gabim të rëndë”. “Sipas mendimit tim, kjo bie qartazi ndesh me interesat e popullit gjerman”, tha kreu i Kremlinit gjatë një konference për shtyp të transmetuar nga agjencia ruse e lajmeve Tass. Sipas tij, reagimi i qeverisë gjermane lidhet me “fushatat zgjedhore që po afrohen”.

Sipas ministrit federal të Brendshëm, Alexander Dobrindt, hetimet policore, mënyra e kryerjes së sulmit dhe të dhënat e shërbimeve të inteligjencës dëshmojnë për përgjegjësinë e Rusisë.

Pas tentativës për sulm me një dron të ngarkuar me eksploziv në aeroportin Leipzig/Halle, qeveria federale gjermane po ashpërson kursin e saj ndaj Rusisë: Konsullata e Përgjithshme e Rusisë në Bon pritet të mbyllet, ndërsa kontrollet për hyrjen në Gjermani do të ashpërsohen.

Putin flet për sukses në Ukrainë

Putini u shpreh në konferencën për shtyp Bishkek edhe për luftën në Ukrainë. Sipas tij, trupat ruse po avancojnë gjithnjë e më shpejt. Në rajonin e Donjeckut, ushtarët rusë janë afruar deri në vetëm pak kilometra nga qytetet Slovjansk, Kramatorsk dhe Druzhkivka, pretendoi ai përpara përfaqësuesve të mediave shtetërore në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek.

Ai tha gjithashtu se forcat ruse kanë shënuar suksese edhe në rajonin e Zaporizhjës, si dhe në verilindje të Ukrainës, pranë Sumyt. Sipas Putinit, Rusia po e fiton luftën dhe për këtë arsye nuk do të zhvillojë negociata me udhëheqjen aktuale të Ukrainës. Në këtë kontekst, ai i quajti ata “terroristë”.

Në të njëjtën kohë, ai pranoi se disa sulme ukrainase ndaj objektivave në territorin rus kanë qenë të suksesshme. Edhe sulmet ndaj anijeve ruse, sipas tij, kanë qenë efektive, por nuk kanë shkaktuar dëme kritike.

Megjithatë, paraqitja e Putinit për sukseset ushtarake bie ndesh me vlerësimet e vëzhguesve ukrainas dhe perëndimorë. Këta të fundit kanë konstatuar kohët e fundit një ngadalësim të avancimit rus. Në shumë segmente të frontit pothuajse nuk ka pasur ndryshime, ndërsa në disa zona, forcat ukrainase madje kanë rimarrë territore të vogla në lindje të rajonit të Donjeckut, pranë Lymanit, si dhe në jug të Ukrainës.

Previous ArticleNga ylli i Hollywood-it në reper, e kemi fjalën për aktorin…
Next Article Haxhiu pranon letrat kredenciale të Ambasadores së re të Zvicrës në Kosovë

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.