Situata vijon të mbetet e tensionuar te Kryeministria, ku ka pasur edhe përplasje fizike mes palëve. Policia ka shoqëruar një prej protestuesve.
Ndërkohë, te Kryeministria ka mbërritur edhe makina e ujit. Prej më shumë se 30 minutash vijon të ketë tension dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.
Këta të fundit kanë tentuar që të hyjnë brenda godinës së Kryeministrisë.


