Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Debat i ri mes Greqisë dhe Turqisë, Ankaraja sfidon planin e Athinës, çfarë po ndodh mes dy vendeve

Press Online30 Gusht 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një debat i ri është hapur mes Greqisë dhe Turqisë për çështjet e Egjeut, këtë herë me shkak një plan të ri të Athinës për zhvillimin e industrisë dhe të qendrave të furnizimit në territorin grek.

Plani i ri hyri në fuqi ditën e djeshme dhe përcakton se në cilat zona mund të zhvillohen aktivitete industriale, ku mund të krijohen zona biznesi dhe logjistike dhe cilat rregulla duhet të respektohen për mbrojtjen e mjedisit. Por reagimi i Turqisë erdhi për faktin se ky plan përfshin edhe ishuj dhe zona të Egjeut.

Ministria e Jashtme turke deklaroi se vendimet e Greqisë nuk krijojnë pasoja juridike për Turqinë dhe përsëriti një nga qëndrimet e vjetra të Ankarasë: se në Egje ekzistojnë disa ishuj të vegjël dhe formacione gjeografike, sovraniteti i të cilave, sipas palës turke, nuk i është kaluar Greqisë me traktate ndërkombëtare.

Athina reagoi menjëherë dhe me tone të ashpra. Ministria e Jashtme greke i cilësoi pretendimet turke “të pabazuara dhe të papranueshme”.

Sipas Athinës, fakti që Turqia përsërit të njëjtin qëndrim sa herë Greqia miraton një plan të ri territorial, nuk i jep këtij pretendimi as bazë juridike dhe as vlefshmëri.

Qeveria greke theksoi gjithashtu se çështja e sovranitetit në Egje është e qartë dhe përcaktohet nga traktatet ndërkombëtare në fuqi. Sipas saj plani i ri grek nuk është një plan ushtarak dhe nuk përcakton kufij të rinj. Ai është në thelb një plan ekonomik dhe urbanistik, që tregon se ku dhe me çfarë kushtesh mund të zhvillohen industria, bizneset dhe qendrat e shpërndarjes së mallrave.

Për shembull, në Athinë dhe Selanik kufizohet krijimi i fabrikave të reja jashtë zonave të organizuara industriale, ndërsa për ishujt parashikohen rregulla të veçanta, për shkak të hapësirës së kufizuar dhe nevojës për mbrojtjen e mjedisit. Pra, thelbi i përplasjes nuk është vetë industria thekson Athina duke nënvizuar se po vendos rregulla për zhvillimin ekonomik brenda territorit të saj. Turqia, nga ana tjetër, thotë se përfshirja e disa zonave të Egjeut në dokumentet greke nuk mund të konsiderohet si provë juridike e sovranitetit grek mbi to.

Megjithatë, krahas toneve të forta, Ankaraja la të hapur edhe derën e dialogut. Ministria e Jashtme turke deklaroi se vazhdon të mbështesë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë sipas Deklaratës së Athinës të dhjetorit 2023 dhe se Turqia mbetet e gatshme për bashkëpunim me Greqinë.

Ky është episodi i dytë i tensionit brenda pak ditësh, pas përplasjes së Athinës dhe Ankarasë sa u përket planeve greke për energjinë e rinovueshme dhe parqet detare në Egje, kur Turqia ngriti sërish çështjen e sovranitetit mbi disa ishuj dhe formacione gjeografike.

Previous ArticleE keni pyetur ndonjëherë veten tuaj se përse njerëzit e suksesshem veshin të njëjtat rroba?!
Next Article PDK e Aleanca kundër ligjit për shtetësinë,VV-ja: Shqetësimet artificiale të opozitës nuk qëndrojnë

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.