Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Tahiri: Moskonstituimi i Kuvendit e ka sjellë Kosovën në depresion të thellë shoqëror, ekonomik dhe politik

Press Online28 Gusht 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar shumicën parlamentare për moskonstituimin e Kuvendit, duke thënë se kjo situatë e ka futur Kosovën në një krizë të thellë shoqërore, ekonomike dhe politike, raporton Ekonomia Online.

Tahiri ka deklaruar se gjendja në vend po përkeqësohet dhe po shkon drejt një pike kritike, duke e ndërlidhur situatën edhe me aspektin e sigurisë dhe ekonomisë.

Sipas tij, kjo qasje është e qëllimshme dhe ka për synim ta çojë Kosovën drejt një “krize identitare”.

“Tanimë kjo shumicë parlamentare e cila sot e sa ditë është duke bojkotuar dhe duke mos ushtruar detyrën e vet kushtetuese, me moskonstituimin e Kuvendit e ka sjellë Kosovën në një depresion të thellë shoqëror, ekonomik dhe politik.

Gjendja në vend është ka agravon dhe është ka vjen në një pikë kritike që ndërlidhet edhe me aspektin e sigurisë në shoqëri, edhe me aspektin e ekonomisë që krijon vende pune dhe që e mban gjallë shtetin, dhe mbi të gjitha, një krizë politike e cila nuk ka qenë e parë asnjëherë në historinë e demokracisë të vendit tonë.

Kjo është e qëllimshme. Kjo qasje, kjo mënyrë dhe ky përkushtim e ka vetëm një qëllim. Dhe qëllimi është ta sjellë shtetin e Kosovës në një krizë identitare të cilën historikisht e ka luftuar.

Ky konstelacion politik ka qenë në anën e kundërt të historisë në kohën e Marrëveshjes së Rambujesë dhe në kohën kur NATO ka hyrë në Kosovë. Ky konstelacion politik ka qenë në anën e kundërt, në të kundërtën e historisë kur është shpallur pavarësia e Kosovës.

Ky konstelacion politik sot është duke u munduar ta ndërtojë një tregim, një tregim i cili është tregim i rremë, është tregim kundër çdo përpjekjeje historike të kombit shqiptar në Kosovë, të krijimit të një identiteti tjetër.

Këtë nuk do ta lejojmë. Këtë nuk do t’ia mundësojmë. Ne nuk kemi vend tjetër, as shtet tjetër dhe as arritje më të madhe kombëtare se pavarësinë e Kosovës.

Kjo pavarësi është arritja më e madhe e kombit shqiptar. Për këtë tanimë ka sakrifikuar gjeneratë pas gjenerate, e kemi obligim me qenë këtu në vendin e punës tonë dhe me mbrojtur arritjen tonë më të madhe kombëtare”, tha Tahiri.

Previous ArticleBDI e ASH: Shqiptarët, të përjashtuar nga Policia! Iseni: Interesimi ishte i ulët, nuk bëhet fjalë për ‘përjashtim’
Next Article Manchester City pas Mac Allister

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.