Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Sezoni i boronicave nxit pakënaqësi në malësinë e Tetovës! Parku Kombëtar “Mali Sharr” vendos rregulla të reja për mbledhjen e tyre

Press Online2 Gusht 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Këto janë boronicat, një frut pyjor që gjatë kësaj periudhe është në sezon dhe ka kërkesë të madhe si në tregun vendor, ashtu edhe në atë të huaj. Për banorët e Malësisë së Tetovës, mbledhja dhe shitja e boronicave është një burim i rëndësishëm të ardhurash çdo verë. Megjithatë, ata ankohen se përballen me konkurrencë të padrejtë, pasi në Malin Sharr vijnë për të mbledhur boronica edhe qytetarë nga Kosova, Shqipëria dhe qytete të tjera të vendit. Sipas tyre, kufizimet që vlejnë për banorët vendas pas shpalljes së Malit Sharr Park Kombëtar nuk zbatohen njësoj për të gjithë. Banori i Shipkovicës, Besim Abdija, thotë se një kilogram boronica shitet rreth 500 denarë, por mbledhja e tyre është e vështirë dhe kërkon shumë mund. Ai shprehet se banorët dënohen nëse presin dru për nevojat e tyre, ndërsa, sipas tij, nuk ka kontroll të mjaftueshëm ndaj personave që vijnë nga jashtë për të mbledhur boronica.

“Po, ka boll. Boll ka boronicë, po vijnë të huajt, shtetas të huaj mbledhin. Kjo nuk duhet… Paguajmë për boronicat. Me pre dru nuk i lënë fshatarët, e këto i lënë me mbledh boronica. Duhet të kesh leje për vete, paguajmë edhe mbledhim rehat. E jo shtetas të huaj, prej Shqipërisë, prej Kosovës. Ça është kjo? Me pre ndonjë dru këtu, na dënojnë. Ata nuk i dënojnë. Ç’është kjo? Çmimi është 500 denarë o vëlla për të mbledhë, nuk ka lezet ajo. Amë ka plotë! Ka po 500 denarë kg”, u shpreh Besim Abdija – banor i Shipkovicës.

Ndërkohë, nga Parku Kombëtar bëjnë të ditur se këtë vit për herë të parë do të ketë një rregullore të re: banorët e zonës së parkut kombëtar janë të liruar nga taksa, ndërsa ata që vijnë nga jashtë parkut do të paguajnë 2.000 denarë në vit. Për kompanitë, taksa është 50.000 denarë, plus 5 denarë për çdo kilogram të mbledhur.

“Të gjithë banorët lokalë, të gjithë banorët që jetojnë brenda vendbanimeve që gravitojnë në territoret e parkut, mund të grumbullojnë, të mbledhin produkte bimore dhe janë të liruar nga çdo pagesë. Domethënë kjo të sqarohet përfundimisht. Nëse bashkëpunojnë apo lidhin kontratë me ndonjërën nga qendrat që bëjnë grumbullimin e këtyre kontratave, atëherë subjekti me të cilin ata bashkëpunojnë do të dorëzojë listë të personave që grumbullojnë për të, në bazë të kontratave që do t’i lidhin ndërmjet tyre, dhe do ta dorëzojë te ne. Ne për ato persona do të përgatisim leje të posaçme. Edhe personat të cilët janë me adresë në bazë të letërnjoftimit, me adresë jashtë vendbanimeve të parkut, do të paguajnë leje e cila në bazë të tarifës është 500 denarë”, u shpreh Evzal Elmazi – drejtor i Parkut Kombëtar “Mali Sharr”.                                                                                                         

Boronica është një frut pyjor shumë i shëndetshëm, i cili përdoret gjerësisht si në prodhimin e produkteve ushqimore, ashtu edhe në industri farmaceutike, kozmetikë e detergjente. Këtë vit, katër kompani kanë kërkuar leje për të nënshkruar kontratë me Parkun Kombëtar “Mali Sharr”.

Previous ArticleZyrtare: Valentin Barco te Chelsea
Next Article Çitaku: Kurti në vend që të kontaktonte Zagrebin e Podgoricën, ju tregon mërgimtarëve përralla me gjermanë e rusë

Lajme të ngjashme

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.