Chelsea ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit argjentinas Valentin Barco nga skuadra franceze RC Strasbourg.
Klubi londinez ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar se ka arritur marrëveshje për afrimin e reprezentuesit të Argjentinës, i cili do të jetë pjesë e projektit të “Bluve” në sezonet e ardhshme, transmeton Klankosova.tv.
“Mirë se vjen në Chelsea, Valentin”, ka shkruar klubi anglez në njoftimin e tij.
Chelsea FC is pleased to confirm the signing of Argentinian international Valentin Barco from RC Strasbourg.
Welcome to Chelsea, Valentin!
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 2, 2026
Barco konsiderohet një nga talentet premtuese të futbollit argjentinas dhe transferimi i tij shihet si një investim për të ardhmen nga Chelsea.



