Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Si shihet Kosova nga Amerika? Flet Agon Maliqi pas vizitës në SHBA (VIDEO)

Press Online1 Gusht 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Analisti Agon Maliqi ka treguar në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës për vizitën e një delegacioni të shoqërisë civile në Uashington, ku kanë zhvilluar takime me zyrtarë të pushtetit ekzekutiv, anëtarë të Kongresit, analistë dhe përfaqësues të administratës aktuale amerikane.

Maliqi tha se gjatë këtyre takimeve është vërejtur se raporti ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është në një pikë të ndjeshme.

“Raporti nuk ka qenë asnjëherë më i brishtë. Ka një moskuptim nga ana e Uashingtonit mbi orientimin strategjik të Kosovës. Nuk shihet asnjë interesim nga ana e Kosovës për ta thelluar këtë marrëdhënie ose për të ecur përpara bashkërisht”, tha Maliqi.

Sipas tij, qasja e Uashingtonit tashmë është që të mos ndërhyjë në mikromenaxhimin e proceseve në Kosovë.

“Qasja e tyre është: nuk ndërhyjmë më në mikromenaxhim, thonë ëse ju jeni sovran, keni të drejtë të bëni çfarë është brenda ligjit. Mirëpo, në një farë forme edhe ne jemi shtet sovran dhe nëse keni nevojë për ndihmën tonë, atëherë duhet të ulemi së bashku dhe të flasim si të ecimi përpara”, u shpreh ai.

Maliqi theksoi se Kosova ka nevojë për mbështetjen e SHBA-së, sidomos për avancimin e saj në arenën ndërkombëtare.

“​​Kosova ka nevojë për SHBA-në. Ka pasur historikisht nevojë për ta thyer asimetrinë e fuqisë që ka në raport me BE-në, për të futur Kosovën në NATO, për të ecur përpara me njohjet”, tha ai.

Sipas analistit, Kosova aktualisht po tregohet shpërfillëse ndaj SHBA-së, ndërsa shtoi se Serbia dhe Republika Sërpska kanë investuar më shumë në forcimin e marrëdhënieve në Uashington.

“Për momentin është krejtësisht shpërfillëse ndaj SHBA-ve. Nuk kemi as kompani lobimi, ndërkohë që Serbia i ka gjashtë, Republika Sërpska i ka 14 në Uashington dhe është në ofensivë krejtësisht të plotë atje, dhe po i thellon marrëdhëniet aty ku ka rëndësi, në ekonomi”, deklaroi Maliqi.

“Marrëdhëniet janë të brishta dhe nuk shikohet askush që mund të jetë partner. Rreziqet në këtë kontekst për Kosovën janë thellimi i izolimit. Prandaj, ky moment i informimit të institucioneve është shumë i rëndësishëm”, përfundoi Maliqi.

Previous ArticleEdi Kuçi harron Dolcen, shfaqet në krahët e zeshkanes
Next Article Lufta në Lindjen e Mesme, Ambasada e SHBA në Izrael paralajmëron qytetarët amerikanë

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.