Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Mucunski: Nuk kemi plan B për BE-në, por nuk pranojmë zgjidhje me çdo kusht

Press Online31 Korrik 2026 EUROINTEGRIME
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

“Tejkalimi i problemit bilateral është sfida kryesore, ndërsa shteti ndodhet në situatë jashtëzakonisht komplekse për shkak të vendimeve të pamenduara dhe çështjeve të pranuara nga Qeveria e mëparshme”. Kështu ka deklaruar dje në Kanall 5 ministri i Punëve të Jashtme , Timço Mucunski.

Ai thotë se Qeveria, përmes bisedimeve me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, po kërkon mënyrë për të siguruar parashikueshmëri në proces, me qëllim që të shmanget përsëritja e së njëjtës situatë hipotetike në të ardhmen.

Ai konsideron se sigurimi i një mekanizmi të tillë mbrojtës nuk do të jetë i lehtë dhe nuk do të ndodhë brenda natës, por tha gjithashtu se shteti, në aspektin strategjik, nuk ka alternativë apo “plan B”, sepse i vetmi “plan A” për Maqedoninë mbetet evropianizimi dhe anëtarësimi i plotë në BE.

“Personalisht jam i bindur se Bashkimi Evropian gjatë historisë së tij ka treguar se kur ekziston shtysë politike, kur ekziston vullnet politik, gjen mënyrë për të arritur një zgjidhje dhe nuk ka askush që mund të më bindë se nuk është kështu. Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e nevojshme nga ana jonë, të dëshmojmë jo vetëm me fjalë se jemi për Bashkimin Evropian”, tha Mucunski.

Edhe pse Mucunski nuk konsideron se qëllimi është të pritet pafundësisht, ai thotë se shteti nuk e ka luksin të pranojë zgjidhje me çdo kusht dhe pas një kohe të shkurtër të kthehet sërish te e njëjta çështje, pasi në të kaluarën shumë herë është premtuar se lëshimet kombëtare do të sillnin statusin e liderit, prandaj tani pozicionet kombëtare duhet të vendosen mbi një themel të fortë.

Duke iu përgjigjur kritikave të partive opozitare për ndryshimin e pretenduar të qëndrimeve shtetërore, Mucunski i hodhi poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si hipokrizi dhe histeri nga ana e atyre që flisnin për evropianizim, ndërsa bllokonin ligjet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Previous ArticlePërplasje publike mes Kushtrimit dhe Labit: Hipokrizia në fokus
Next Article MPB: Për një muaj janë sekuestruar mbi 43 kilogramë marihuanë, janë arrestuar 241 persona

Lajme të ngjashme

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.