Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Guardiola në dasmën e Donnarummës, por jo vetëm për festë, Italia shpreson për “po”-në e madhe

Press Online23 Korrik 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Maldini dhe Leonardo i kanë prezantuar projektin Pep Guardiolës, ndërsa Federata Italiane kërkon ta bindë me autonomi të plotë dhe një rol përtej kombëtares. Takimi i Donnarummës mund të jetë një tjetër moment kontakti.

Italia po tenton një nga lëvizjet më të bujshme në historinë e saj të futbollit: sjelljen e Pep Guardiolës në stolin e kombëtares.

Pas largimit nga Manchester City, ku kaloi një dekadë me suksese të mëdha, trajneri katalanas është përballë një vendimi të rëndësishëm për të ardhmen. Edhe pse fillimisht kishte shprehur dëshirën për një periudhë pushimi larg futbollit, oferta e Italisë duket se e ka bërë të mendohet.

Sipas raportimeve të Sport Mediaset, kontakti me Guardiolën nuk është më vetëm një ide, por një hipotezë konkrete. Paolo Maldini dhe Leonardo kanë zhvilluar një takim me trajnerin në Barcelonë, duke i paraqitur një projekt ambicioz për rilindjen e futbollit italian.

Çelësat për ta bindur Pepin janë disa pika kryesore:

autonomi e gjerë teknike, me kontroll mbi projektin sportiv;
një strukturë të dedikuar skautingu, që ta lejojë të punojë pa u zhvendosur domosdoshmërisht nga Spanja;
ndërhyrje në të gjithë zinxhirin e ekipeve kombëtare, nga grupmoshat e reja deri te kombëtarja A.
Federata Italiane e Futbollit është gati të bëjë edhe një përpjekje të madhe ekonomike. Presidenti i FIGC, Giovanni Malagò, ka pranuar se një marrëveshje me Guardiolën do të kërkonte një sakrificë të jashtëzakonshme financiare, por ka lënë të kuptohet se për një emër të tillë mund të bëhen përjashtime.

Një element interesant në këtë histori lidhet edhe me Gianluigi Donnarummën. Portieri italian ka punuar me Guardiolën dhe afrimiteti mes tyre mund të jetë një tjetër pikë kontakti, pasi trajneri pritet të jetë në Itali për martesën e kapitenit të kombëtares. Megjithatë, vendimi përfundimtar mbetet vetëm në duart e Guardiolës.

Italia kërkon një revolucion pas viteve të vështira, me mungesën në dy Botërorët e fundit dhe nevojën për një projekt afatgjatë. Guardiola shihet si trajneri që mund të ndryshojë jo vetëm skuadrën, por edhe filozofinë e futbollit italian.

Pista mbetet e vështirë, por tashmë është një nga historitë më të mëdha të verës në futbollin europian.

Previous ArticleDy persona e rrahin një polic në Shkodër
Next Article Zjarr masiv në Spanjë, digjen mbi 32 mijë hektarë pyje! Evakuohen 34 fshatra

Lajme të ngjashme

Ukaj dhe Hasanaj rrëmbejnë medalje të bronzta në Selanik

22 Nëntor 2026 SPORT

Qëndron, largohet apo pensionohet? Shtatë pyetje rreth të ardhmes së Xherdan Shaqirit

22 Nëntor 2026 SPORT

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

22 Nëntor 2026 SPORT

Përplasen dy pilotët e Ferrarit në Las Vegas, Hamilton shpërthen ndaj Leclercut

22 Nëntor 2026 SPORT

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.