Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Zjarr masiv në Spanjë, digjen mbi 32 mijë hektarë pyje! Evakuohen 34 fshatra

Press Online23 Korrik 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Zjarrfikësit po vazhdojnë luftën me një zjarr të madh pyjor në provincën Guadalajara, në Spanjën qendrore, i cili deri tani ka përfshirë më shumë se 32 mijë hektarë tokë pyjore. Zjarri po përhapet ndërsa vendi po përballet me një valë të re të nxehti.

Zjarri shpërtheu në një zonë rurale të Guadalajarës, më pak se dy javë pasi një tjetër zjarr vdekjeprurës në jug të Spanjës la pas 13 viktima, mes tyre edhe shtetas të huaj. Në këtë rast nuk janë raportuar viktima apo të lënduar rëndë, por rreth 34 fshatra janë evakuuar si masë sigurie.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez vizitoi zonën e prekur, pranë fshatit Tamajon, rreth dy orë në verilindje të Madridit. Ai deklaroi se pasojat e ndryshimeve klimatike po bëhen gjithnjë e më të dukshme.

“Vit pas viti po e shohim qartë se si ndryshimet klimatike po marrin jetë dhe po shkatërrojnë pasurinë e komuniteteve tona. Kjo nuk është politikë, kjo është shkencë, janë fakte”, tha Sanchez, duke bërë thirrje për një marrëveshje kombëtare mes forcave politike për luftimin e ndryshimeve klimatike.

Sipas tij, Spanja ka regjistruar tashmë 22 zjarre të mëdha pyjore këtë vit, secili me sipërfaqe mbi 500 hektarë, ndërsa mbi 100 mijë hektarë tokë janë djegur deri më tani.

Ministrja për Tranzicionin Ekologjik, Sara Aagesen, e përshkroi zjarrin në Guadalajara si një nga më të mëdhenjtë në historinë e fundit të vendit dhe më të madhin që është regjistruar ndonjëherë në rajonin Castilla-La Mancha.

Autoritetet rajonale njoftuan se zjarrfikësit, të mbështetur nga avionë zjarrfikës, kanë arritur të mbrojnë shtëpitë në të gjitha 40 vendbanimet e zonës së prekur, ku 90 për qind ndodhen brenda një parku kombëtar.

Vala e të nxehtit, e cila nisi të martën, pritet të arrijë kulmin të mërkurën dhe të enjten, me temperatura pranë 40 gradë Celsius në shumë zona të brendshme dhe mbi 42 gradë në pjesë të Andaluzisë.

Previous ArticleGuardiola në dasmën e Donnarummës, por jo vetëm për festë, Italia shpreson për “po”-në e madhe
Next Article Leonora Jakupi prezanton super-jahtin luksoz

Lajme të ngjashme

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026 GLOBI

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI

BE refuzon projektdeklaratën e COP31, që mbyllet pa tekstin final

22 Nëntor 2026 GLOBI

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026 GLOBI

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

22 Nëntor 2026 GLOBI

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.