Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

FORMULA 1/ Ferrari, ja cila është rruga për të mposhtur Mercedesin!

Press Online22 Korrik 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Në Maranelo kanë rënë të gjitha kambanat e alarmit, por këtë herë për një arsye që mbush kampin italian me optimizëm. Pas Çmimit të Madh të Belgjikës, Ferrari e ka vendosur përfundimisht Kampionatin Botëror të Konstruktorëve në qendër të objektivave të tij. Skuderia italiane beson se ka identifikuar pikën e dobët të rivalëve dhe është e bindur se mundësia për t’u rikthyer në fron si skuadra më e mirë në Formula 1 është më reale se kurrë. Me një njëvendëshe që ka dëshmuar performancë të lartë dhe besueshmëri të jashtëzakonshme, Ferrari nuk ka ndërmend ta humbasë këtë mundësi në gjysmën e dytë të sezonit.

Arma më e fortë e skuadrës së drejtuar nga Frederik Vasër nuk është vetëm shpejtësia, por edhe qëndrueshmëria mekanike. Ndërsa te Mercedesi performanca mund të jetë mbresëlënëse, por jo gjithmonë e qëndrueshme, SF-26 është shndërruar në një makinë jashtëzakonisht të besueshme, që rrallëherë sjell surpriza të pakëndshme në ditën e garës. Çmimi i Madh i Belgjikës ishte pasqyra më e mirë e kësaj diference. Problemet teknike, penalizimet dhe incidentet që penalizuan Mercedesin u vunë përballë një Ferrari që ruajti ritmin dhe performoi në nivel të lartë, pavarësisht karakteristikave të pistës apo kushteve atmosferike.

Përtej cilësive të makinës, një tjetër armë e fortë e Ferrarit është dyshja e pilotëve. Sharl Lëkklerk dhe Luis Hamilton janë kthyer në garancinë më të madhe për ekipin e Maranelos, duke siguruar vazhdimisht një numër të konsiderueshëm pikësh në çdo garë. Ndërsa skuadra të tjera varen nga paraqitjet individuale ose vuajnë mungesën e rendimentit nga njëri prej pilotëve, Ferrari po përfiton maksimalisht nga potenciali i të dyve. Edhe në fundjava të vështira, aftësia e Lëklerkut për të siguruar podiume dhe eksperienca e Hamilton për të fituar pozicione të vlefshme garantojnë një rrjedhë të pandërprerë pikësh në renditjen e konstruktorëve.

Një tjetër faktor që ka shtuar besimin në Maranelo është forma në rënie e Xhorxh Rasëllit. Piloti britanik ka kaluar disa gara të vështira, të shoqëruara me penalizime, tërheqje dhe vendime strategjike pa fat, duke ekspozuar dobësitë e Mercedesit. Ferrari ka ditur të përfitojë nga çdo gabim i rivalëve, sidomos pas garës pa pikë të Rasëll, duke e ngushtuar ndjeshëm diferencën në renditjen e konstruktorëve. Me Red Bull që nuk dominon më si në sezonet e kaluara dhe Mercedes që po shfaq luhatje në momentet vendimtare, te Ferrari janë të bindur se këtë sezon titulli botëror i konstruktorëve nuk është më thjesht një ëndërr, por një objektiv plotësisht i arritshëm.20

Previous ArticleFerati: Abdixhiku duhet të vazhdojë të jetë kryetar i LDK-së deri në kuvendin e rregullt
Next Article Arifi: Aleanca është në fazë interesante, këtë reformim shumë e kanë konsideruar të pamundshëm

Lajme të ngjashme

Ukaj dhe Hasanaj rrëmbejnë medalje të bronzta në Selanik

22 Nëntor 2026 SPORT

Qëndron, largohet apo pensionohet? Shtatë pyetje rreth të ardhmes së Xherdan Shaqirit

22 Nëntor 2026 SPORT

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

22 Nëntor 2026 SPORT

Përplasen dy pilotët e Ferrarit në Las Vegas, Hamilton shpërthen ndaj Leclercut

22 Nëntor 2026 SPORT

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.