Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Ferati: Abdixhiku duhet të vazhdojë të jetë kryetar i LDK-së deri në kuvendin e rregullt

Press Online22 Korrik 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati ka deklaruar se Lumir Abdixhiku duhet të vazhdojë të udhëheqë partinë deri në mbajtjen e kuvendit të rregullt, duke thënë se LDK-ja nuk mund të lidhet me individë të caktuar.

Ferati ka thënë se përjashtim bën vetëm figura e presidentit historik Ibrahim Rugova, ndërsa të tjerët, sipas tij, janë pjesë e proceseve që ndryshojnë varësisht nga zhvillimet politike.

“LDK nuk është parti që mundesh me e targetu në bazë të individëve. Është vetëm presidenti Ibrahim Rugova ai që mund të jetë një pikë referimi. Të tjerët jemi variabla që ndryshojmë kohë pas kohe, varësisht nga zhvillimet politike”, ka deklaruar Ferati ne “Debat Plus” te TV Dukagjinit.

Ai ka vlerësuar se kontributi i Abdixhikut në drejtimin e LDK-së gjatë viteve të fundit është arsye që ai të vazhdojë mandatin deri në kuvendin e rregullt.

“Pjesa e kontributit dhe avancimit të LDK-së, pjesa e kontributit të tij për pesë-gjashtë vjet si kryetar, e bën meritor që të vazhdojë deri në kuvendin e rregullt të LDK-së”, ka thënë Ferati.

Lidhur me kërkesën për mbajtjen e një kuvendi të jashtëzakonshëm të LDK-së, Ferati ka bërë të ditur se janë dorëzuar nënshkrimet dhe ka përfunduar procesi i verifikimit, por ende nuk i është dorëzuar kryetarit raporti zyrtar.

“Është një procedurë e brendshme. Ka përfunduar verifikimi i nënshkrimeve. Ne si sekretariat ende nuk e kemi njoftuar me raport zyrtar kryetarin se jemi teknikisht të gatshëm për thirrjen e kuvendit të LDK-së”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, pas përfundimit të procedurave të brendshme dhe dorëzimit të raportit zyrtar, pritet që të thirret kuvendi i jashtëzakonshëm i partisë.

Ferati ka sqaruar se procesi i verifikimit nuk lidhet me vërtetësinë e nënshkrimeve, por me konfirmimin se delegatët janë të vetëdijshëm për kërkesën që kanë nënshkruar.

“Kjo thirrje na është dorëzuar nga Armend Zemaj dhe Florian Dushi, për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së për shkarkimin e kryetarit. Obligimi ligjor dhe statutar është që delegatët të jenë të vetëdijshëm se kanë nënshkruar një thirrje për kuvend ku kërkohet shkarkimi i kryetarit”, ka thënë Ferati.

Previous ArticleSejdiu: Komunat e Pollogut mbështesin Gostivarin, Limani: Situata po normalizohet
Next Article FORMULA 1/ Ferrari, ja cila është rruga për të mposhtur Mercedesin!

Lajme të ngjashme

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.