Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Leigh-Anne Pinnock rrëfen hapur vështirësitë pas lindjes së djalit

26 Nëntor 2026

29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë, Haxhiu kërkon lirimin e ish-krerëve

26 Nëntor 2026

Kina reagon ndaj tarifave të reja amerikane

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“The Sun”: Shqipëria mes destinacioneve më të lira për pushime verore në Evropë

Press Online3 Korrik 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

TIRANË, 3 korrik /ATSH/- Nëse po kërkoni pushime verore me plazhe me diell, ujëra të kristalta dhe hotele të bukura, por me një buxhet të kufizuar, dhe nuk është e nevojshme të hiqni dorë nga planet e udhëtimit, shkruan media britanike “The Sun”.

Në Evropë ekzistojnë ende destinacione, që ofrojnë çmime shumë më të ulëta se resortet klasike si Spanja apo Greqia, pa humbur cilësinë e pushimeve.

Janë përzgjedhur tre vende që po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë, falë paketave shumë të lira, që nisin nga vetëm £159 për person.

Shqipëria – perla e Adriatikut me çmime të pakrahasueshme

Mes destinacioneve më të përballueshme dhe më të bukura në Evropë, Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare.

Me mbi 300 ditë diell në vit, vendi ofron një vijë bregdetare të jashtëzakonshme, ku bashkohen ujërat e kristalta të Adriatikut dhe Jonit me peizazhe malore dramatike.

Qyteti i Durrësit është një nga zgjedhjet më të mira për pushime ekonomike, por të pasura me histori dhe det.

Vizitorët mund të eksplorojnë Kullën Veneciane, rrënojat romake dhe plazhet e gjera pa shpenzime të mëdha.

Po ashtu, Vlora po shndërrohet në një nga destinacionet më moderne turistike në vend, me hotele luksoze me çmime të përballueshme, shëtitore të gjalla dhe mundësi për udhëtime me varkë drejt shpellave detare.

Një shembull është një paketë 5-netëshe në një hotel me katër yje në Vlorë, me plazh privat dhe spa, që përfshin fluturime vajtje-ardhje nga Londra dhe mëngjes, me çmim rreth £219 për person.

Përveç Shqipërisë, edhe Mali i Zi dhe Bullgaria ofrojnë pushime shumë ekonomike, me resorte moderne, plazhe të pastra dhe paketa turistike që mbeten ndër më të lirat në Evropë.

Këto destinacione po kthehen në zgjedhje gjithnjë e më të preferuara për turistët, që kërkojnë kombinimin ideal mes çmimit të ulët dhe përvojës cilësore verore. //a.i/

Previous ArticleAKB reagon për rastin e qumështores Vita, Shahini e quan goditje të drejtpërdrejtë ndaj prodhimit vendor
Next Article Praga largon karrocat me kuaj nga qendra historike

Lajme të ngjashme

29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë, Haxhiu kërkon lirimin e ish-krerëve

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Serbia vazhdon narrativën kundër Kosovës edhe në takimin me admiralin e NATO-s

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Haxhiu nga Kuvendi kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kurti para Samitit në Bruksel: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat për në BE

25 Nëntor 2026 KOSOVË

Shiroka Pula: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, së bashku do të ngremë dolli në Bruksel

25 Nëntor 2026 KOSOVË

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara

24 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Leigh-Anne Pinnock rrëfen hapur vështirësitë pas lindjes së djalit

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Këngëtarja britanike Leigh-Anne Pinnock ka ndarë me ndjekësit përvojën e saj pas…

29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë, Haxhiu kërkon lirimin e ish-krerëve

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Varrimi i mësuesit Halit Geci i vrarë nga forcat serbe në Llaushë…

Kina reagon ndaj tarifave të reja amerikane

Press Online26 Nëntor 2026 GLOBI

Kina paralajmëroi sot se mund të ndërmarrë “masat e nevojshme” pas njoftimit…

Komisionerja Kos vlerëson përparimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë drejt BE-së

Press Online26 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, vlerësoi përparimin e Shqipërisë…

Zbulohen favoritët e Championsit sipas parashikimeve të “Opta”

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Superkompjuteri “Opta” i ka parashikuar favoritët e Ligës së Kampionëve për këtë…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.