Presidenti i Ekuadorit shpall ditë feste kombëtare pas fitores me Gjermaninë!

featured
Press Online
26 Qershor 2026, 13:42

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, njoftoi se kjo e premte është ditë feste kombëtare, pas fitores kundër Gjermanisë në Botërorin 2026.

Me një mesazh të postuar në faqen e tij zyrtare në X, kreu i shtetit falënderoi lojtarët dhe stafin teknik për suksesin, pavarësisht “kritikave, sulmeve dhe momenteve të vështira”.

Në këtë mesazh është dhënë edhe njoftimi i festës kombëtare:

Ditë feste! Rroftë Ekuadori!

E gjitha kjo atmosferë në Ekuador është krijuar pasi kombëtarja e futbollit mundi Gjermaninë 2-1 në ndeshjen e fundit të grupit, duke u kualifikuar për në fazën e 1/16-ve të kompeticionit që për herë të parë zhvillohet në tri vende: Meksikë, SHBA dhe Kanada.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter