Ferati: LDK-ja nuk ka nevojë për “analizat” e VV-së e “këshillat” e PDK-së

featured
Press Online
26 Qershor 2026, 11:27

Kryetari i Istogut nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ilir Ferati, ka reaguar ndaj kritikave dhe komenteve që, sipas tij, po vijnë nga partitë tjera politike, duke thënë se LDK-së nuk i duhen as analizat e Lëvizjes Vetëvendosje, as këshillat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe as “kujdesi” i, siç i quajti ai, oportunistëve zgjedhorë.

Ferati tha se të gjithë këta kanë të njëjtin qëllim – ta shfrytëzojnë, ta dobësojnë dhe ta dëmtojnë LDK-në për interesa të tyre politike.

“LDK-së nuk i duhen as ‘analizat’ e VV-së, as ‘këshillat’ e PDK-së, e as ‘kujdesi’ i oportunistëve zgjedhorë. Të gjithë, secili në mënyrën e vet, kanë të njëjtin interes: ta shfrytëzojnë, ta dobësojnë dhe ta dëmtojnë LDK-në për llogaritë e tyre politike”, shkroi Ferati në Facebook

Ai shtoi se, sipas tij, veprimet e tyre janë edhe kundër interesit të shtetit.

“E të gjithë këta pa dallim, në thelb po punojnë edhe kundër interesit të shtetit, sepse fati i LDK-së dhe fati i Kosovës ecin bashkë”, përfundoi Ferati.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter