Enver Rrobelli
Menjëherë pasi fitoi zgjedhjet në Hungari dhe u zgjodh kryeministër, Peter Magyar themeloi një zyrë për konfiskimin e pasurisë ilegale të politikanëve të partisë së sundimtarit shumëvjeçar Viktor Orban. Javën që shkoi autoritetet prezantuan një tavolinë me gati 18 milionë euro – këto para ishin gjetur në një pyll dhe në një pleme. Paratë dyshohet si i përkisnin një ish-ministri të Orbanit.Magyar supozon se pushteti i Orbanit u ka vjedhur qytetarëve mbi 160 miliradë euro. “New York Times” shkruan: “Gjatë javëve të fundit, në kuadër të hetimeve të policisë dhe të autoritetit të ri kundër korrupsionit, janë arrestuar dy ish-ministra, ish-guvernatori i Bankës Qendrore, Ároni, vëllai më i vogël i Orbánit, si dhe një numër i madh personash të tjerë, më pak të njohur”. Qytetarët në Hungari po e mirëpresin luftën e qeverisë kundër korrupsionit. Sipas një ankete të re, partia Tisza e kryeministrit Peter Magyar tani gëzon mbështetjen e 68 për qind të votuesve të mundshëm.
Paratë e gjetura në pyll duhej numëruar. Sipas ministrit hungarez të financave, 12 zyrtarë numëruan 8 orë për të numëruar milionat – gjithsesi me ndihmën e pesë makinave për numërimin e kartëmonedhave.
*Status fejsbuku i analistit Enver Rrobelli


