Lëvizja Vetëvendosje ka rikthyer ulësen e 52-të në Kuvendin e Kosovës pas përditësimit të fundit të rezultateve zgjedhore, teksa procesi i numërimit të votave me postë është ende në zhvillim.
Sipas të dhënave të fundit, me 93.63 për qind të votave të numëruara, LVV-ja ka siguruar 52 mandate në Kuvend.
Si pasojë e këtij ndryshimi, Partia Demokratike e Kosovës ka humbur një mandat, duke zbritur nga 23 në 22 deputetë.
Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 19 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7 ulëse në Kuvend.
Numërimi i votave me postë po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.







