Jennifer Lopez ka shkaktuar reagime të shumta pas një interviste në podcast, ku u shpreh hapur për adhurimin e saj ndaj filmit kult “True Romance” dhe aktorëve që luajnë në të.

Këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare tha se personazhet dhe performancat në film ishin aq të forta, sa “do të kisha fjetur me secilin prej tyre”, një deklaratë që fansat e interpretuan si një rrëfim të sinqertë për “anën e saj të errët romantike”.
Lopez foli gjithashtu për marrëdhëniet e saj të mëparshme dhe procesin e shërimit pas ndarjes së vështirë nga Ben Affleck, duke thënë se ka kaluar periudha emocionale që e kanë ndryshuar thellësisht.

Ajo hapur zemrën duke rrëfyer se shpesh është tërhequr nga marrëdhëniet “toksike dhe obsesive”.
Përmendi filmin “Nine and a Half Weeks” si një nga historitë që i ka formuar perceptimin për dashurinë, duke pranuar se dikur e shihte intensitetin emocional si diçka joshëse.
E donim atë lloj dashurie, edhe pse sot e kuptojmë që ishte toksike
-tha ajo, duke reflektuar mbi mënyrën se si ka ndryshuar me kalimin e viteve.

Lopez shtoi se pas ndarjes nga Ben Affleck, mbështetja e familjes, veçanërisht e babait të saj, e ka ndihmuar të kalojë një periudhë të vështirë emocionale.
Artistja ka ndarë një histori personale prekëse duke treguar një moment me babain e saj që, sipas saj, i ndryshoi jetën.

Ajo tregoi se gjatë një periudhe të vështirë pas ndarjes nga Ben Affleck, një moment i thjeshtë duke parë një film me familjen e bëri të shpërthente në lot dhe të përballej me emocionet e saj të thella.
Baballarët janë shumë të rëndësishëm
-kujtoi ajo t’i ketë thënë të atit, i cili më pas e ka përqafuar dhe i ka thënë: “Të kam dashur gjithmonë”.
Aktorja tha se ai moment e ndihmoi të “shëronte një pjesë të brendshme” dhe të vazhdonte përpara.







