Tragjedi në Holandë, makina përplas grupin me fëmijë gjatë ekskursionit me biçikleta, tre viktima

featured
Press Online
11 Qershor 2026, 18:07

Tre persona, mes tyre dy fëmijë, kanë humbur jetën të dielën në Holandë, pasi një automjet ka përplasur një grup prej 14 fëmijësh që po lëviznin me biçikleta gjatë një ekskursioni shkollor.

Aksidenti ndodhi rreth orës 12:30 të pasdites në një autostradë pranë Vogelwaarde, në provincën Zeeland.

Sipas autoriteteve, makina përplasi një grup prej 14 fëmijësh me biçikleta dhe dy shoqërues të tyre gjatë ekskursionit. Tre persona, dy fëmijë dhe një i rritur humbën jetën në vend.

Katër fëmijë të tjerë që u plagosën rëndë u dërguan menjëherë në spital, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter