Është djegur një shtëpi, ndërkaq nuk ka të lënduar dhe as objekte të tjera të përfshira – ky është bilanci i dëmit nga zjarri që shpërtheu në një shtëpi – depo në Bita Pazar të Shkupit, bëjnë të ditur për TV21 nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Më 09.11.2026 në ora 17:25 në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën “Nikolla Martinovski” në Shkup ka zjarr. Menjëherë pas denoncimit, nëpunësit policorë nga Stacioni Policor në Bit Pazar në kuadër të SPB Shkup janë drejtuar në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se është djegur një shtëpi. Nga ana e Brigadës së kundërzjarrit zjarri është lokalizuar. Persona të lënduar nuk ka, as nuk janë përfshirë objekte të tjera. Ndërmerren masa për konstatimin e shkaqeve dhe zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB-ja.


