Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Kurti para Samitit në Bruksel: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat për në BE

25 Nëntor 2026

Rama: BE-ja të hedhë një hap të rëndësishëm përpara duke i ulur vendet kandidate në tryezë

25 Nëntor 2026

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani: Jeni i vetmi ministër që na keni vizituar dhe pyetur për hallet tona

25 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Historike/ Kombëtarja kuqezi e vajzave siguron play-off-in e Botërorit 2027

Press Online10 Qershor 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kombëtarja e vajzave shkroi një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e saj, duke triumfuar me rezultatin 5-2 ndaj Malit të Zi në stadiumin “Loro Boriçi” dhe duke siguruar kualifikimin në raundin e parë të play-off-it të kualifikueseve të Botërorit 2027.

Vajzat kuqezi zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, duke përmbysur rezultatin dhe duke dominuar takimin përballë tifozëve shqiptarë. Golat e fitores u realizuan nga Megi Doçi (2), Fortesa Berisha, Gresa Berisha dhe Arbiona Bajraktari. Trajneri Grima e nisi ndeshjen me këtë formacion:

Rajmonda Spahiu (GK), Klea Hamonikaj, Arbiona Bajraktari, Mikaela Metalla, Alma Hilaj, Arbenita Curraj, Ezmiralda Franja, Ilarja Zarka, Vanesa Levendi, Fortesa Berisha dhe Megi Doçi (c).

Kombëtarja jonë e nis ndeshjen në sulm dhe rrezikon portën kundërshtare që në minutën e katërt. Një goditje e Fortesa Berishës ndalet nga traversa, duke i mohuar skuadrës sonë golin e avantazhit.

Vajzat kuqezi vazhdojnë të ushtrojnë presion dhe krijojnë raste të tjera të mira shënimi në minutat 11-të dhe 12-të, fillimisht me Ezmiralda Franjen dhe më pas me Fortesa Berishën, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Në minutën e 13-të është sërish Berisha që provon përpara portës, por tentativa e saj nuk konkretizohet në gol. Disa raste të pastra për skuadrën tonë, por pa fat në finalizim.

Malazezet kalojnë në avantazh në minutën e 20-të, por reagimi i skuadrës sonë është i menjëhershëm. Kapitenia Megi Doçi del përpara portës për të kontrolluar një top të gjatë dhe pengohet nga portierja kundërshtare. Gjyqtarja akordon penallti në favor të Shqipërisë dhe ndëshkon me karton të kuq portieren malazeze, duke lënë kundërshtaret me 10 lojtare. Nga pika e bardhë nuk gabon Megi Doçi, e cila në minutën e 22-të rikthen baraspeshën në rezultat, 1-1.

Skuadra jonë vazhdon të kërkojë golin e avantazhit, duke rrezikuar sërish me Fortesa Berishën dhe më pas me Ilarja Zarkën, por pa arritur të finalizojë.

Megjithatë, në minutën e 45-të janë sërish malazezet që gjejnë golin dhe rikthehen në avantazhin 1-2.

Fortesa Berisha rikthen ekuilibrat pak çaste më vonë pas një aksioni model të ndërtuar nga Megi Doçi. Kapitenia pason në krahun e djathtë për Klea Hamonikajn, e cila dërgon topin në zonë për Berishën. Sulmuesja kuqezi këtë herë nuk gabon dhe dërgon topin në rrjetë për rezultatin 2-2, me të cilin mbyllet pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi me Shqipërinë më kërkuese dhe dominuese në lojë, me vajzat kuqezi që kontrolluan ritmin e takimit dhe krijuan vazhdimisht situata të rrezikshme përpara portës kundërshtare.

Goli i përmbysjes erdhi në minutën e 63-të, kur kapitenia Megi Doçi provoi nga distanca dhe gjeti rrjetën me një goditje të bukur, duke befasuar portieren dhe mbrojtjen malazeze. Një gol me peshë që i dha avantazhin Shqipërisë dhe kompletoi dopietën personale të kapitenes kuqezi.

Dominimi i skuadrës së Armir Grimës vazhdoi edhe në vijim. Në minutën e 67-të, Gresa Berisha shënoi golin e katërt për Shqipërinë pas një asisti elegant të Ezmiralda Franjës, duke i dhënë skuadrës një avantazh të rëndësishëm.

Vetëm tre minuta më vonë, vajzat kuqezi shënuan sërish. Këtë herë ishte mbrojtësja Arbiona Bajraktari që gjeti rrjetën pas një tjetër asisti të saktë nga Ezmiralda Franja, duke vulosur rezultatin përfundimtar 5-2 dhe një mbrëmje të paharrueshme për Kombëtaren shqiptare të vajzave.

Falë kësaj fitoreje dhe tre pikëve të fituara ndaj Malit të Zi, Shqipëria siguron kualifikimin në raundin e parë të play-off-it të kualifikueseve të Botërorit 2027 për vajza, konfirmon qëndrimin në Ligën B dhe vendos një rekord të ri, duke grumbulluar për herë të parë 7 pikë në një grup të Ligës B. Një arritje tjetër e rëndësishme për Kombëtaren e vajzave, që vijon të shkruajë historinë dhe të konfirmojë progresin e futbollit të vajzave në vendin tonë.

Previous ArticleShkupjanët kërkojnë kushte normale për transport: “Lëshoje klimën, mjeshtër — po mbytemi nga vapa!”
Next Article Pesë vende të BE-së kërkojnë të kufizohet e drejta e votës për anëtarët e ardhshëm

Lajme të ngjashme

Haaland mund të largohet nga Man City në vitin 2027, gjigantët evropianë e presin sinjalin e tij

24 Nëntor 2026 SPORT

Tetë sulmuesit që Luis Enrique po i mban nën vëzhgim për afatin kalimtar të janarit

24 Nëntor 2026 SPORT

“Messi turk” njofton pensionimin e përkohshëm nga futbolli në moshën 29-vjeçare

24 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho e do yllin e Bundesligës te Real Madridi

24 Nëntor 2026 SPORT

Arsenali përgatit pesë goditje në afatin e janarit, në listë edhe ylli që kushton mbi 80 milionë euro

24 Nëntor 2026 SPORT

E konfirmojnë statistikat: Kylian Mbappe po dështon kur Real Madridi po vuan

23 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Kurti para Samitit në Bruksel: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat për në BE

Press Online25 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova pret që ta marrë statusin e…

Rama: BE-ja të hedhë një hap të rëndësishëm përpara duke i ulur vendet kandidate në tryezë

Press Online25 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Brukseli se “Bashkimi Europian duhet të…

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani: Jeni i vetmi ministër që na keni vizituar dhe pyetur për hallet tona

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka vizituar Muzeun e Alfabetit…

Rona Nishliu në Shkup për aktivitetet e Nëntorit, falënderon Izet Mexhitin për ftesën

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Rona Nishliu ka bërë të ditur se…

Dua Lipa ishte pjesë e “Familjes Moderne” kur ishte vetëm 8 vjeçe

Press Online25 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Shumë vite përpara se të bëhej një nga emrat më të mëdhenj…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.