Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Irani e dënon këngëtaren me 74 goditje me kamxhik pasi performoi pa hixhab

24 Nëntor 2026

Haaland mund të largohet nga Man City në vitin 2027, gjigantët evropianë e presin sinjalin e tij

24 Nëntor 2026

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Haaland mund të largohet nga Man City në vitin 2027, gjigantët evropianë e presin sinjalin e tij

Press Online24 Nëntor 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

E ardhmja e Erling Haalandit te Manchester City mund të marrë një drejtim të papritur në verën e vitit 2027.

Sulmuesi norvegjez është në radarët e disa prej klubeve më të mëdha të Evropës, të cilat po e monitorojnë nga afër situatën e tij në Angli.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Real Madridi, Barcelona, Liverpooli dhe Paris Saint-Germaini janë ndër klubet që mund të hyjnë në garë për shërbimet e tij, përcjell “Gazeta Express”.

Manchester City nuk e ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga ylli i skuadrës, i cili në janar të vitit 2025 nënshkroi kontratë të re deri në vitin 2034.

Megjithatë, pasiguria rreth çështjes financiare të klubit anglez dhe mundësia e një ndryshimi në projektin sportiv kanë shtuar spekulimet për të ardhmen e sulmuesit.

City mund të jetë i gatshëm të shqyrtojë oferta në vlerë prej rreth 150 milionë eurosh në verën e vitit 2027.

Kjo shumë do ta shndërronte largimin e Haalandit në një prej operacioneve më të mëdha të merkatos, ndërsa katër gjigantët evropianë po presin të shohin nëse do të krijohet mundësia për transferimin e tij.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë ofertë zyrtare dhe asnjë konfirmim se Haaland dëshiron të largohet nga Etihad Stadium.

Kontrata e gjatë mbetet një pengesë e rëndësishme për klubet e interesuara, por vera e vitit 2027 po shihet si një periudhë që mund të sjellë zhvillime të rëndësishme për të ardhmen e sulmuesit norvegjez.

Previous ArticleFaza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara
Next Article Irani e dënon këngëtaren me 74 goditje me kamxhik pasi performoi pa hixhab

Lajme të ngjashme

Tetë sulmuesit që Luis Enrique po i mban nën vëzhgim për afatin kalimtar të janarit

24 Nëntor 2026 SPORT

“Messi turk” njofton pensionimin e përkohshëm nga futbolli në moshën 29-vjeçare

24 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho e do yllin e Bundesligës te Real Madridi

24 Nëntor 2026 SPORT

Arsenali përgatit pesë goditje në afatin e janarit, në listë edhe ylli që kushton mbi 80 milionë euro

24 Nëntor 2026 SPORT

E konfirmojnë statistikat: Kylian Mbappe po dështon kur Real Madridi po vuan

23 Nëntor 2026 SPORT

Vetëm dy lojtarë e kanë bërë më parë, Florian Wirtz hyn në histori pas spektaklit ndaj Unitedit

23 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Irani e dënon këngëtaren me 74 goditje me kamxhik pasi performoi pa hixhab

Press Online24 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Këngëtarja iraniane Parastoo Ahmadi u godit 74 herë me kamxhik të hënën…

Haaland mund të largohet nga Man City në vitin 2027, gjigantët evropianë e presin sinjalin e tij

Press Online24 Nëntor 2026 SPORT

E ardhmja e Erling Haalandit te Manchester City mund të marrë një…

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara

Press Online24 Nëntor 2026 KOSOVË

Drafti i ligjit të ri për Dhomat e Specializuara në Hagë pritet…

Rama paralajmëron: Gjobat kalojnë në e-Albania, policët pajisen me kamera trupore

Press Online24 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar Sistemin Unik të Gjobave, përmes…

BE, mesazh Greqisë për Shqipërinë/ Marta Kos kërkon mbështetjen e Athinës për zgjerimin, Tirana synon fundin e negociatave

Press Online24 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Në Athinë, Marta Kos e renditi Shqipërinë mes katër vendeve më të…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.