Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Gjobat deri në 50 mijë për keqpërdorim me resurse shtetërore në fushatë

Press Online3 Qershor 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ligji për zgjedhjet e përgjithshme e përcakton qartë se automjetet zyrtare s’mund të përdoren në kohë fushate zgjedhore.

Në një periudhë të tillë, rreptësisht të ndaluara janë të gjitha resurset shtetërore me qëllim të përfitimit të votave.

Por, në rast se ministrat në detyrë, kryetarët e komunave që kandidojnë për deputetë, apo edhe kandidatët e tjerë e shfrytëzojnë cilindo resurs shtetërorë, për ta pasojnë gjoba.

“Paneli zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, shpesh herë, në jo pak raste, ka shqiptuar gjoba ndaj kandidatëve për deputetë dhe subjekteve politike të cilat i kanë shfrytëzuar resurset publike, qoftë komunale apo qeveritare. Gjobat variojnë, shkojnë deri në 50 mijë euro maksimum”, ka theksuar Vullnet Bugaqku, KDI.

Për qëllime të përfitimit elektoral nuk mund të shfrytëzohet as stafi i administratës publike, i Arsimit, i Shëndetësisë e i Gjykatave.

“Nuk mund të shfrytëzohen as ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucioneve zyrtare publike, p.sh. zyret e Qeverisë, Kuvendeve edhe komunale, apo agjencitë e tjera shtetërore, sepse kjo i bie se po keqpërdoren për qëllime të fitimit elektoral”, ka deklaruar Bugaqku.

Përdorimi i resurseve shtetërore nga partia deri tash në pushtet, sipas njohësve për çështje politike e dëmton në tërësi procesin zgjedhor, duke e bërë garën të pabarabartë mes subjekteve politike.

“Vetë fakti që z.Kurti është përkujdes të kompletojë kabinetin, pavarësisht se Qeveria e tij është në detyrë, tregon që ka angazhu sa më shumë njerëz duke iu dhënë mundësi që të kenë asistenta, automjete dhe ato t’i shfrytëzojnë direkt për fushatë zgjedhore”, ka deklaruar Bekim Kabashi, njohës i çështjeve politike.

Veturat zyrtare pa asnjë kufizim mund të përdorën nga Presidenti, kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, ashtu siç është e rregulluar me Ligjin për Protokollin e Shtetit.

Previous ArticleTurqia nis rrugëtimin për në Botëror, mijëra tifozë me makina dhe flamuj përcjellin ekipin!
Next Article Osmani në Viti: Kosova përballë dy rrugëve, zhvillim ose stagnim

Lajme të ngjashme

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Në arrati prej sulmit në Banjskë, Bosnje-Hercegovina i ndalon Milan Radoiçiç hyrjen në vend

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Analiza: A mund të marrin formë lidhjet akademike mes Kosovës dhe Kinës?

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Vetëvendosje dhe PDK arrijnë marrëveshje për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Gati 18 milionë euro në mal…

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.