Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Osmani në Viti: Kosova përballë dy rrugëve, zhvillim ose stagnim

Press Online3 Qershor 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani në tubimin elektoral në Viti ka vlerësuar historinë e Kosovës, aleancat ndërkombëtare dhe ka prezantuar vizionin politik të saj dhe të LDK-së. Gjithashtu përmendi edhe dy rrugë e që sipas saj shteti po përballet.

Osmani në fillim të fjalimit ka nderuar të rënët për liri, figurat historike dhe aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Prandaj, më lejoni qysh në fillim t’i nderoj tri shtyllat e fuqishme të shtetit tonë: Falënderoj organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për prezencën e tyre sot këtu. Nderojmë të gjithë dëshmorët, heronjtë e martirët, të cilët dhanë jetën në mënyrë që ne sot, të lirë, të qëndrojmë në këtë shesh të lirisë, pa frikë nga askush”, tha Osmani.

Ajo theksoi edhe figurën e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe rëndësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

“Ta nderojmë të gjithë së bashku, po ashtu, kujtimin për mbi të gjitha rrugën që na la pas ati ynë themeltar, presidenti Ibrahim Rugova, i cili edhe nga këtu është si mburojë e shtetit të Republikës së Kosovës. Pikërisht ashtu siç do të pritej nga Vitia, por edhe nga gjithë Kosova, përkrah Rugovës e kemi si simbolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës — shtetit mburojë të lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Shtetit aleat, i cili jo vetëm në vitin ’99, por edhe sot qëndron pranë Republikës së Kosovës. Republika e Kosovës do të jetë përjetë mirënjohëse dhe do ta mbrojë këtë aleancë me çdo kusht”, tha ajo.

Osmani u shpreh e bindur për fitoren dhe bëri thirrje për mobilizim të votuesve në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Fitore pra, sepse unë e di shumë mirë, siç e dini secili prej jush, që kur rugovistët çohen në këmbë, nuk ka kush i ndal! Shteti ynë sot ballafaqohet me dy rrugë, dhe janë vetëm dy rrugë: Në njërën rrugë, që e përfaqëson Lidhja Demokratike e Kosovës, e keni zhvillimin, i keni investimet, e keni një plan të jashtëzakonshëm të udhëhequr nga kryeministri i ardhshëm, zoti Lumir Abdixhiku, dhe e keni integrimin euroatlantik të Republikës sonë”, tha Osmani.

Ajo kritikoi kundërshtarët politikë, duke thënë se përfaqësojnë stagnim dhe përçarje.

“Kurse në anën tjetër, që dorën në zemër e përfaqësojnë krejt këta të tjerët bashkë (sepse bashkë kanë qenë gjithmonë e bashkë janë bërë edhe tash kundër LDK-së), andej kemi atë që ka pasur historikisht: përçarje, ndarje mes shqiptarësh, stagnim, bllokim, kriza, fajësim e mbi të gjitha mungesë pune! Asnjë punë të vetme në interes të Kosovës nuk kanë mundësi ta prezantojnë para këtij populli”, u shpreh ajo.

Osmani tha se Vitia ka rol kyç në rezultatet e zgjedhjeve dhe bëri thirrje për mobilizim të votuesve.

“Prandaj, jam e bindur që më 7 qershor, përgjigjja ka me qenë e qartë si kristali… Dhe këtë qartësi jam e bindur që do t’ia japë Vitia Kosovës, duke i prirë Anamoravës në këtë fitore të madhe”, tha ajo.

“Kur katër herë jeni bërë kampion, ju bëj thirrje, Viti: mos lejoni askush t’ju dalë përpara më 7 qershor!”, shtoi Osmani./EO

Previous ArticleGjobat deri në 50 mijë për keqpërdorim me resurse shtetërore në fushatë
Next Article Mickoski: Askush nuk mundet të më detyrojë të futem në procesin e ndryshimeve kushtetuese

Lajme të ngjashme

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Në arrati prej sulmit në Banjskë, Bosnje-Hercegovina i ndalon Milan Radoiçiç hyrjen në vend

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Analiza: A mund të marrin formë lidhjet akademike mes Kosovës dhe Kinës?

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Vetëvendosje dhe PDK arrijnë marrëveshje për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Gati 18 milionë euro në mal…

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.