Harry Kane: Besoj se e meritoj Topin e Artë!

featured
Press Online
02 Qershor 2026, 18:35

Shifrat e Harry Kane këtë sezon janë vërtet fantastike. Me 61 gola të shënuar, sulmuesi angles pozicionet si një prej kandidatëve për fitimin e Topit të Artë. Në një intervistë të fundit për ‘L’Equipe’, Kane zbuloi ambiciet dhe dëshirën e tij për të vijuar me thyerjen e rekorE madhee.

Kalimi i kufirit të 60 golave nuk është diçka që e bëjnë të gjithë dhe ai që e arrit këtë kap një nivel që duket i paarritshëm. ‘Kur lë pas këtë shifër golash e gjen vetën në një terren ku kanë shkelur vetëm Messi dhe Cristiano Ronaldo-tha Kane, i ndërgjegjshëm për atë që ishte çelësi i suksesit të tij-nëse e kam arritur këtë, e kam bërë se nuk kam pasur rënie të rendimentit ndryshe nga sa ka ndodhur në vitet e mëparshme’.

Harry Kane është si ata peshkaqenët qe nuhasin gjahun nga gjaku përsa i përket shënimit të golave

‘Më pëlqen të motivohem me statistikat e të mëdhenjve, por nuk e kam obsesion t’i kaloj-pohoi Harry Kane që nuk harroi të vlerësojë mbështetjen që ka marrë-asgjë nga këto nuk do të ishte e mundur pa shokët e mi të skuadrës dhe personelit të klubit. Një pjesë të madhe të suksesit ia detyroj atyre’

LEXO EDHE: Florentino Perez ka gati dhuratën e parë për Mourinhon, Reali shumë pranë firmës me mbrojtësin e Liverpool-it!

Pikërisht për këtë Harry Kane pozicionohet si një prej kandidatëve më favoritë për të fituar Topin e Artë.

‘Pa marrë parasysh Botërorin, por besoj se e meritoj ta fitoj-tha Kane-favoritë janë lojtarët që arritën në finalen e Champions League dhe unë, por nuk jam nga ata që pretendojnë të kenë merita. Kërkoj që rendimenti im në fushën e lojës të flasë vetë’.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

ile Haber Hakkında Sohbet

ile Haber Hakkında Sohbet

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.