Nderim Mustafa, kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka folur për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, duke i cilësuar ata si figura të çmuara dhe çlirimtarë të vendit.
Mustafa, në emisionin “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, si dhe shumë shokë të tyre, kanë dhënë kontribut të madh jo vetëm në çlirimin e Kosovës, por edhe në ndërtimin e institucioneve shtetërore.
“Unë mendoj që ata janë liderë të çmuar, jo vetëm për Partinë Demokratike të Kosovës por janë çlirimtarët e këtij vendi, dhe jo vetëm ata por edhe shokët e tyre, por edhe në ndërtimin e institucioneve tona”, u shpreh ai.
Ai shtoi se shpreson që ish-krerët e UÇK-së të jenë sa më shpejt në mesin e qytetarëve.
https://www.youtube.com/watch?v=woYKX6tUwFM



